| |
Parathenie nga Prof. PASKAL MILO
Eshtё pёr t’u pёrshёndetur fakti qё çёshtja e pranimit tё Shqipёrisё
nё Bashkimin Evropian po trajtohet nё qarqe tё shquara akademike
europiane siç ёshtё “Shkolla e Studimeve Europiane” e Universitetit
tё Kardifit (UK). Nё Shqipёri kjo çёshtje ёshtё me interes jetik pёr
tё ardhmen e shqiptarёve dhe njё temё e ditёs, por pёr fat tё keq
edhe shumё e politizuar. Pёr rrjedhojё qytetari shqiptar shpeshherё
e ka tё vёshtirё tё orientohet drejt, tё kuptojё thelbin dhe ecurinё
e proçesit nё morinё e platformave partiake dhe tё akuzave reciproke
midis opozitёs dhe qeverisё.
Dr. Mirela Bogdani dhe Prof. John Loughlin duke u ndodhur jashtё
influencave tё mjedisit tё politizuar shqiptar dhe duke reflektuar
njё pёrqasje moderne, shkencore dhe europiane ndaj kёtij problemi,
me librin e tyre pёrfaqёsojnё njё pёrgjigje serioze dhe realiste nё
pёrshkrimin e ecurisё sё proçesit tё integrimit tё Shqipёrisё nё BE,
nё natyrёn dhe vёshtirёsitё qё pёrfaqёson ambienti politik shqiptar
dhe nё konkluzionet nё tё cilat ata arrijnё pёr ardhmёrinё europiane
tё Shqipёrisё. Kam pasur kёnaqёsinё tё kem diskutuar mjaft herё me
Dr. Bogdanin pёr çёshtjet evropiane, si edhe pёr integrimin e
Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian dhe i kam vlerёsuar njohuritё dhe
argumentimet e saj nё lidhje me kёto çёshtje.
Kur do tё pranohet Shqipёria nё BE? A do tё shёrbejё
perspektiva e arritjes sё kёtij objektivi si stimul qё Shqipёria tё
arrijё mirёqenie, stabilitet dhe demokraci? A do tё detyrojne apo
inkurajojnё kushtet dhe presionet e BE-së qeveritё dhe politikanёt
shqiptarё tё pёrkushtohen seriozisht pёr zgjidhjen e problemeve tё
brendshme dhe pёr realizimin e reformave, pёr tё pёrgatitur vendin pёr
hyrje nё BE? Libri pёrpiqet t’i japё pёrgjigje kёtyre pyetjeve, duke
identifikuar dhe analizuar problemet dhe sfidat e tranzicionit,
proçesin e demokratizimit dhe transformimet politike, ekonomike dhe
sociale, proçesin e politikё-bёrjes nё Shqipёri, faktorёt e brendshёm
dhe tё jashtёm, natyrёn dhe rolin e aktorёve dhe elitёs kombёtare,
si dhe proçesin e asocijimit dhe integrimit tё Shqipёrisё nё BE nё
kuadrin e strategjisё rajonale tё Ballkanit Perёndimor. Autorёt
argumentojnё qё perspektiva e hyrjes nё BE ёshtё garantuesi dhe
stimuluesi mё i fuqishёm pёr demokratizim dhe progresin nё Shqipёri
dhe qё BE-ja, nёpёrmjet kondicionalitetit politik tё kombinuar me
ndihmёn financiare, do tё ketё njё ndikim tё konsiderueshёm pozitiv
nё proçeset e brendshme tё reformave dhe transformimeve. A do tё
influencojnё
dhe ndihmojnё dy presionet, ato nga jashtё (Bashkimi Europian
dhe organizatat ndёrkombёtare), dhe ato nga brenda (aspiratat e
popullit shqiptar dhe elitёs kombёtare pёr tё qenё politikisht pjesё
e Europёs, jo thjesht gjeografikisht), qё Shqipёria tё arrijё
objektivin e hyrjes nё BE? Autorёt theksojnё se ndihma dhe influenca
a faktorёve tё jashtёm ёshtё e rёndёsishme
dhe e nevojshme, por reformat dhe tё gjithё hapat pёr njё proçes tё
suksesshёm integrimi duhet tё jenё nё rradhё tё parё pёrgjegjёsi e
aktorёve kombёtarё, kryesisht e klasёs politike.
Libri ёshtё bazuar nё njё biblografi tё pasur, libra
e studime, informacione, artikuj e analiza nё median e shkruar dhe
elektronike (shqiptare dhe tё huaj), dokumenta e raporte zyrtare tё
organizatave dhe institucioneve ndёrkombёtare, si dhe nё intervistat
e bёra me personalitete tё larta tё administratёs, politikёs dhe
shoqёrisё civile shqiptare. Eksperienca e gjatё e punёs sё Dr.
Bogdanit nё administratёn publike shqiptare si dhe angazhimi pёr
disa vjet i saj nё politikёn shqiptare, kanё ndihmuar nё analizёn e
çёshtjeve qё lidhen me to. Profesor Loughlin, duke pasur njё
eksperiencё tё gjerё si analist nё çёshtjet europiane dhe duke qenё
Zv/President i “Komitetit tё Ekspertёve mbi Autonominё Lokale” nё Kёshillin
e Europёs, sjell gjithashtu njё perspektivё tё rёndёsishme akademike
nё kёtё analizё.
Libri ёshtё njё kontribut i rёndёsishёm nё pasurimin
e literaturёs shqiptare dhe atё tё huaj pёr çёshtjet europiane, dhe
kjo pёr tre arsye: sё pari si pasurim me vlerё nё literaturёn
gjithnjё nё rritje tё marrёdhёnieve midis BE-së dhe ish-vendeve
komuniste. Shqipёria ёshtё njё nga vendet mё pak tё studiuara apo njё
nga “zonat më pak të paeksploruara”, ndryshe nga shumё vende tё
tjera ish-komuniste tё Europёs Lindore. Sё dyti ai fokusohet nё njё
subjekt, i cili nuk ёshtё vetёm thjesht bashkёkohor, po gjithashtu
njё çёshtje prioritare pёr Shqipёrinё, meqenёse e gjithё politika e
saj e brendshme dhe e jashtme ёshtё e fokusuar rreth integrimit nё
strukturat Atlantiko-Europiane. Sё treti, ai ёshtё pasurim, nga kёndvёshtrimi
akademik, i studimeve dhe literaturёs shqiptare nё fushat e
tranzitologjisё, demokracisё dhe qeverisjes, çёshtjeve europiane dhe
integrimit europian.
Libri mund tё paraqesë interes pёr njё audiencё tё
gjerё nё Shqipёri, jo vetëm pёr akademikёt, studiuesit dhe studentёt
e shkencave politike e sociale, por edhe pёr punonjёsit civilё dhe
zyrtarёt e administratёs shtetёrorё, politikanёt, institutet dhe
institucionet kёrkimore-shkencore, organizatat jo-qeveritare,
organizatat ndёrkombёtare qё operojnё nё Shqipёri, si dhe publikun
shqiptar nё pёrgjithёsi. Nё tё njёjtёn kohё, libri mund tё jetё i
vlefshёm pёr studiuesit e huaj, fusha e interesit tё tё cilёve ёshtё
nё çёshtjet e tranzicionit, transformimit dhe demokratizimit tё
vendeve ish-komuniste tё Europёs Lindore, nё studimet e politikёs
krahasuese dhe tё zgjerimit tё BE-së, pёr studiuesit e interesuar nё
çështjet shqiptare, si dhe zyrtarё dhe njerёz qё janё tё interesuar
tё njohin rreth Shqipёrisё dhe progresit tё saj drejt familjes
europiane.
Nё mёnyrё tё veçantё ky libёr do tё jetё njё shёrbim
i vyer qё vjen nga njё bashkёpunim akademik shqiptaro-britanik dhe qё
evokon atё frymё bashkёpunimi qё do tё ketё nesёr Shqipёria nё tё
gjitha fushat, kur ajo do tё jetё anёtare me tё drejta tё plota nё
Bashkimin Europian.
|
|