Programet pasuniversitare nė Boston, Londėr e
Washington
Disa vjet mė vonė, ajo
emėrohet Shefe e Sektorit tė Stomatologjisė pėr tė gjithė vendin.
Posti i drejtimit tė njė shėrbimi shėndetėsor nė nivel kombėtar
ishte njė sfide pėr mua, jo vetėm se isha nė moshė tė re (atėhere
isha 27 vjeēe), por kryesisht sepse unė mund tė isha mjeke
kliniciste shumė e mirė, por nuk kisha pėrvojėn dhe arsimin e duhur
nė fushėn e administrimit publik, thotė Mirela. Duke ndjerė se nuk
e pėrballonte drejtimin e sektorit me njohuritė qė zotėronte,
vendosi ti futej pėrsėri studimeve tė cilat do ti shėrbenin pėr
marrjen e njohurive nė karrierėn e ardhshme dhe profesionin e saj tė
dytė si specialiste e shėndetit publik. Nė fillim tė viteve 90
organizata ndėrkombėtare nė kuadrin e programeve tė zhvillimit dhe
ngritjes sė kapaciteteve profesionale ofronin shumė bursa pėr
institucionet shtetėrore shqiptare, kėshtu qė edhe nė Ministrinė e
Shėndetėsisė kishte projekte nga PHARE, USAID, WB, etj. Po edhe nė
kėtė aspekt tepėr tė rėndėsishėm kandidatėt zgjidheshin ne baze te
kritereve politike e
nepotike dhe jo
tė aftėsive tė tyre intelektuale dhe profesionale. Pas shumė
kėrkesash pėr marrjen e njė burse tė tillė, megjithėse i plotėsonte
gjithnjė kriteret, nuk pati fatin tė pėrfitonte asnjė prej tyre. Tė
parėt e ministrisė kujdeseshin edhe nė kėtė pikė tė ofronin njerėzit
e tyre apo tė partisė pėrkatėse. Ajo vendosi tė aplikonte vetė
direkt nė organizatat ndėrkombėtare dhe universitetet qė ofronin
bursa. Rezultatet e larta tė shkollės dhe njohja e mirė e gjuhės
angleze bėnė qė tė fitonte rradhazi disa prej tyre. Kėshtu kreu disa
programe pasuniversitare, fillimisht nė 1995 nė "Boston University"
(Boston, USA) pėr metodat e menaxhimit nė shėndetėsi, pastaj nė 1997
nė "University College London" (Londer, UK) pėr shėndet publik
dentar dhe njėkohėsisht si "research fellow", dhe gjatė 1999-2000 nė
"George Washington University" (Washington DC, USA) pėr administrim
e politika shėndetėsore. Pėrfitimet qenė jo vetėm akademike dhe
profesionale, sepse pata fatin tė studioj nė universitete
prestigjoze thote Mirela - por edhe mė shumė, sepse duke jetuar nė
metropole tė tilla botėrore fitova njė eksperiencė tė gjėrė
intelektuale, sociale dhe kulturore. Por pas ēdo studimi ajo u
kthye pėrsėri nė Shqipėri, gjė qė sidomos nė fillimet e viteve 90,
ishte e pazakontė, pasi shumica e studentėve pasuniversitarė qė
shkonin jashtė, preferonin tė mos ktheheshin. Por ajo shprehet se
siē e kam argumentuar nė njė artikull tė shkruar njė vit mė parė
mbi hemoragjine e trurit, unė nuk i fajėsoj ata studente, sepse
mendoj qė arsyeja kryesore qė ata nuk kthehen mė nė Shqiperi, ėshtė
qe perpos situatės sė vėshtirė politike, ekonomike dhe sociale, pas
gjithė atij shkollimi, shpesh tė marrė nė universitete tė
akredituara nėpėr botė, atyre nuk iu ofrohen oportunitete tė duhura
punėsimi, por pėrkundrazi vende pune apo pozicione jo tė
pėrshtatshme pėr shkollėn qė kanė bėrė, dhe shanset janė qė tė kenė
mbi kokė (drejtues) njerėz injorantė me ēerekun e arsimimit tė tyre,
tė cilėt mbijetojnė nė pozicionet drejtuese vetėm nė sajė tė
lidhjeve politike, nepotike apo duke dhėnė ryshfete. E nėse kthehen,
me diploma deri edhe nga Oksfordi, Harvardi apo Kolumbia, shpesh
bien pre e "kompleksit tė inferioritetit" tė mediokėrve qė qeverisin
Shqipėrinė, tė cilėt i shohin tė rrezikshėm pėr t'u zėnė vendet, tė
cilat i kanė blerė me para ose duke u ējerrė mitingjeve, por
sigurisht jo duke u shkolluar apo duke konkurruar me aftėsitė dhe
kapacitetet e tyre. Kėtė fat e provoi dhe Mirela vetė nė shumė
raste kur pas kthimit nga kėto studime dhe shpalljes sė ndonjė
pozicioni nė Ministrinė e Shėndetėsisė, ajo kurre "spati pasur
nderin" tė fitonte ndonjė nga kėto poste.
Fusha akademike, kėrkimet shkencore dhe botimet
Fusha akademike, kėrkimet shkencore dhe mėsimdhėnia kanė qenė gjithnjė njė nga fushat e interesit tė saj, prandaj i ka mbajtur gjithnjė lidhjet me fakultetin ku studioi. Gjatė njė periudhe 5 vjeēare, gjatė kohės kur punonte nė ministri, ajo dha mėsim, si pedagoge e jashtme, nė Fakultetin e Mjeksisė, nė departamentin e Stomatologjisė. Nė 1997-98 kreu aty SHPU-nė dhe nė 2001 pėrfundoi doktoraturėn (e filluar nė UCL) mbi njė studim epidemiologjik kombėtar mbi prevalencėn e sėmundjeve orale nė grup-moshat 6-18 vjeēare dhe fitoi gradėn "Doktor i Shkencave". Mirela ka marrė pjesė nė shumė konferenca ndėrkombėtare dhe nė disa prej tyre ka mbajtur prezantime qė kanė tėrhequr vėmendjen. Nė vazhdimėsi ka botuar artikuj nė shtypin periodik shkencor vendas dhe tė huaj. Nė 1997 shkroi (nė bashkėpunim me supervizorin e saj nė UCL) dokumentin politik "Strategjia e Shėndetit Oral pėr Shqipėrinė", ndėrsa nė 2001 botoi librin e saj tė parė "Prevencioni Oral dhe Shėndeti Publik Dentar".
rokitja nė dyert e politikės
Nė ndryshimet politike
tė 90, si shumica e tė rinjve dhe intelektualėve, edhe Mirela ishte
pėrkrahėse e lėvizjeve demokratike qė po zhvilloheshin dhe e forcės
sė parė politike qė e pėrfaqėsonte atė, PD, por nė atė kohė kjo
konsistonte veē nė pjesėmarrjen nė mitingjet e paharrueshme tė vitit
90-91 dhe nė diskutimet e zjarrta nė rrethet shoqėrore. Ne vitet qe pasuan dhe kryesisht nga puna ne superstrukture tregon Mirela - fillova te degustohem (sisha e vetme nder shqiptaret) jo vetem me menyren e qeverisjes se PD ne pergjithesi, por edhe me politizimin e tejskajshem, i cili ne institucionet shteterore, sic e permenda me lart, shprehej ne faktin qe emerimi, promovimi, ngjitja e shkalleve te karieres percaktohej vetem nga afilimi me politiken. Njerez medioker dhe pa shkollimin dhe eksperiencen e duhur beheshin papandehur ministra e drejtore, nderkohe qe diplomat e CV-te e mira shynin gjekundi ne pune. Po behej imperative qe ne menyre qe te fitoje nje pozicion te mire apo te ngjisje shkallet e karieres duhej te merreshe apo angazhoheshe ne politike. Ajo vazhdon: Nėse
do tė isha futur nė politikė nė 91-shin, motivet do tė ishin
tėrėsisht idealiste, nė 1998, kur unė u bėra anėtare e njerės prej
partive tė djathta shqiptare, arsyet ishin mė shumė pragmatike, pra
hyra qė politika tė mbėshteste karierėn time. Megjithatė edhe kėtu
kishte njė dozė idealizmi. Pse e them kėtė? PS-ja sapo kishte ardhur
nė fuqi dhe shanset, mėnyra se si kishte ardhur ajo nė pushtet,
tregonin qė do rrinte gjatė, pra nėse do isha 100% pragmatike, duhej
tė isha angazhuar aty, po nuk e kam honepsur kurrė faktin qė ajo
ishte njė derivat i PK-sė dhe shumica e anėtarėve qenė
ish-komunistė. Kjo mė bėri tė angazhohesha nė politikėn e djathtė,
megjithėse nė opozitė. Nė atė kohė e djathta pėr mua, ashtu si pėr
shumicėn e shqiptarėve, do tė thoshte akoma "oponencė kundėr
komunizmit". Qeverisja e keqe e PD, farsa e zgjedhjeve te 1996, piramidat, te cilat te gjitha cuan ne anarkine dhe shkaterrimin e shtetit te 1997, e binden qe te mos angazhohej me PD (partine qe vite me pare e kish simpatizuar aq shume). Vendosi te angazhohej ne nje nder partite e tjera te djathta, ne Partine Republikane, fillimisht
nė Forumin e Gruas Republikane, si kryetare e atij forumi, dhe mė
pas nė strukturat drejtuese tė partisė. Nė zgjedhjet lokale tė vitit
2000 ishte kandidate pėr kryetare minibashkie nė zonėn 10 tė
Tiranės, kandidim qe do ti vlente si eksperiencė pėr tė ardhmen.
Duke qenė pėrfaqėsuese e njė partie tė vogėl nuk fitoi dhe kjo nuk
ishte ēudi e paparashikuar, pėrderisa mentaliteti i votuesve nė
Shqipėri akoma ėshtė "vota partisė dhe jo individit".
Aktiviteti i saj politik ne Shqiperi konsistoi dhe ne nje drejtim tjeter: ne ceshtjen e gruas ne lidership, pra te rritjes se perfaqesimit te grave ne partite politike dhe ne organet vendim-marrese (qeveri dhe parlament). Vec kontributit brenda Forumit te Gruas Republikane qe drejtoi per 4 vjet, ne 2001 sebashku me disa kolege te forumeve te tjera politike ajo formoi dhe u zgjodh kryetare e Rrjetit te Grave ne Politike, nje rrjet gjithperfshires i forumeve te te te gjithe spektrit politik (nga e majta ne te djathte). Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001, megjithe zhurmen dhe propaganden qe u be nga ana e liderve te partive kryesore politike per rritjen e numrit te kandidateve gra, ne prag te fushates ky numer ishte ne nivele shume te ulta, sidomos numri i grave qe kandidonin nga forcat e djathta. Forumet politike te grave, nga frika e perjashtimit nga partia, nuk reaguan sic duhet. Te zhgenjyer nga kjo situate, Mirela me shume kolege te saj nga partite politike dhe te tjera nga OJQ, reaguan duke denoncuar farsen e lidereve politike, kryesisht atyre te djathte. Ajo shkrova disa artikuj ne shtyp (nje nder te cilet i titulluar Xha Sulot e politikes) dhe dha disa intervista ne TV. Kete e vazhdoi edhe ne diskutimet brenda partise, ne kryesi dhe asamblene e pergjithshme. Deficienca me e madhe ne partite shqiptare eshte mungesa e transparences dhe e demokracise se brendshme thote Mirela - po guxove te kritikosh te prźt perjashtimi. Ne pergjigje te rebelimit te saj kryesia vendosi organizimin e konferences se jashtezakonshme te forumit te gruas me qellim perjashtimin e saj si drejtuese e forumit, thirrja e se ciles ishte ne kundershtim te plote me statutin. Duke qene e tille ajo e bojkotoi, pas se ciles une nuk ishte me jo vetem kryetare e forumit te gruas, po nuk figuronte ne asnje nga strukturat
drejtuese te tij.
Nė pranverėn e 2002 ne prag te kongresit te partise, ajo vendosi tė hedhė kandidaturėn
pėr kryetare partie. Kandidimi i njė gruaje si kryetare partie (jo si marionete apo garniturė) ishte rasti i parė nė partitė politike shqiptare dhe si i tillė tėrhoqi vėmendjen e medias.
Megjithėse fushata ime qe e shkurtėr (meqė aq e lejonte koha) dhe kisha mangėsi nė burime njerėzore dhe financiare tregon Mirela - rezultati qė arrita ishte shumė i kėnaqshėm, por kryesorja ishte se qe njė eksperiencė shumė e mirė politike e cila mė pėrforcoi parimin qė njeriu duhet tė luftojė pėr atė qė beson se ėshtė e drejtė ("stand up
for your rights").
Guximi per sfidimin e kryetarit ekzistues u pagua me perjashtimin e saj nga strukturat drejtuese te partise pas kongresit. Kjo shenoi dhe largimin e saj nga PR dhe nga politika shqiptare.
Divorci me profesionin pėr hir tė politikės
Pėr herė tė parė
kontakti me principet perėndimore tė djathta (jo thjesht oponenca
kundėr komunizmit, tė cilės nė vitet e fundit tė 90 i kish ikur
aktualiteti) qe gjatė qėndrimit njė vit nė kryeqytetin politik tė
Amerikės, nė Washington DC. Aty Mirela u njoh dhe vendosi lidhje me
anėtarė dhe aktivistė tė Partisė Republikane Amerikane, mori pjesė
nė Kongresin e Grave Republikane dhe nė aktivitete tė tjera dhe pati
rastin tė takoj disa Kongresmene republikane. Ky angazhim qe aq
aktiv thote ajo - saqė shokėt e mi tė programit mė thonin me shaka
"ti ke ardhur pėr te studiuar shėndet publik kėtu apo pėr politikė?.
Angazhimi im katėr vjeēar nė politikėn shqiptare, pavarėsisht sa
aktiv, ka qenė vullnetar, pra unė vazhdoja tė punoja nė profesionin
tim dhe kurrė smė shkonte nė mend tė braktisja profesionin e mjekes
(profesion prej vėrteti - siē e quante babai im) dhe tė bėhesha njė
ditė politikane, pra qė politika tė bėhej profesioni im. Nė vitin
2002 aplikoi dhe fitoi njė bursė nė "Cardiff University" (Wales, UK)
pėr njė program Masteri (MSc) mbi politikėn dhe politikat publike nė
vendet e Europės Perėndimore dhe nė Bashkimin Europian. Nė fillim
pata shumė vėshtirėsi sepse pėr herė tė parė po studioja shkenca
politike me njė background krejt tė ndryshėm arsimor, e ardhur nga
shkenca mjekėsore tregon Mirela - megjithatė arrita ta mbaroj me
rezultate shumė tė mira dhe tė marr "Distinction". Fushat e
interesit tani veē politikės shqiptare ėshtė politika britanike,
Bashkimi Europian dhe integrimi Europian i Shqipėrisė. Si pjesė e tė
parės prej afro dy vjetesh ajo eshte angazhuar nė Partinė
Konservatore Britanike, duke u bėrė anėtare e njė prej partive tė
djathta mė prestigjoze nė botė dhe dikur e Margaret Thatcher,
heroinės sime, idhulli im
ne politike, gruaja e hekurt qe une e adhuroj thote ajo.
Angazhimi nė aktivitetet politike dhe sociale tė Partisė
Konservatore tė Wales dhe nė fushatat elektorale mė ka bėrė tė
dalloj diferencat e mėdha qė eksistojnė mes partive perėndimore dhe
partive nė Shqipėri nė ēdo aspekt, tė organizimit, funksionimit,
menaxhimit tė tyre dhe mbi tė gjitha tė nivelit tė democracisė.
Gjate vitit te kaluar ajo punoi si researcher pėr grupin parlamentar
konservator nė Asamblene Nacionale tė Uellsit,. Tani ajo punon si
researcher dhe lektore ne Universitetin e Kardifit ku jep lenden e
Politikave ne Bashkimin Europian.
Autore e librit "Shqipėria dhe Bashkimi Europian"
Dr. Mirela Bogdani
eshte autore e librit Shqiperia dhe Bashkimi Europian:
Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimit, i cili u botua
vjet ne shtator. Libri trajton njė temė bashkėkohore, por edhe njё ēёshtje prioritare pёr Shqipёrinё, meqenёse e gjithё politika e saj e brendshme dhe e jashtme ёshtё e fokusuar rreth integrimit nё strukturat Euro-Atlantike. Ai eshte i vlefshem si kontribut nё pasurimin e literaturёs shqiptare, nga kёndvёshtrimi akademik, nё fushat e tranzitologjisё, demokracisё dhe qeverisjes, ēёshtjeve europiane dhe integrimit europian, sepse Shqipёria ёshtё njё nga vendet mё pak tё studiuara apo njё nga zonat mė pak tė paeksploruara (ekziston njė vakum nė literaturėn shqiptare dhe tė huaj mbi keto
ēėshtje), krahasuar me shumё nga vendet e tjera ish-komuniste tё Europёs Lindore, pra eshte nje kontribut edhe ne literaturen e huaj,
gjithnjё nё rritje, tё marrёdhёnieve midis BE-sė dhe ish-vendeve komuniste europiane. Tani se bashku me John Loughlin, Dr. Bogdani po punon ne versionin e dyte te librit, qe do jete me i zgjeruar dhe me analitik se i pari dhe do te botohet se shpejti ne UK
Diēka pėr familjen, cėshtė ajo pėr ju?
Mirela thote "Per arsyet qe dihen eshte e veshtire ne
Shqiperi per nje grua te beje kariere profesionale dhe aq me shume politike.
Duke qene familjare, bashkeshorte dhe nene dhe per mua nuk ka qene e lehte,
pavaresisht se kam pasur ne te shumten e rasteve suportin e familjes. Megjithese
kariera eshte shume e rendesishme per mua, Cindy, vajza ime 7 vjecare, eshte
gjeja me e rendesishme e jetes sime. Shpesh here kam bere sakrifica duke u ndare
prej saj, edhe per periudha te gjata te studimeve jashte vendit. Ajo tani eshte
ne klase te dyte ne nje shkolle fillore ne Kardif dhe une perpiqem qe te mos e
harroje shqipen".
Planet akademike dhe
politike per te ardhmen
Per mua ka qene nje sfide e vertete ndryshimi i kursit tim te karieres nga shkencat mjekesore ne ato politike per shume arsye thote Mirela - se pari, sepse mjekesia dhe politika jane dy fusha shume te ndryshme nga njera-tjetra, ku nga ana pragmatike dhe materiale (ndoshta dhe prestigjioze) e para eshte shume me atraktive se e dyta. Se dyti, sepse u detyrova qe kete kthese ta bej ne nje moshe jo fort te re, dhe se treti ta filloj ne nje vend te huaj. Pra ishte nje ndermarrje qe kerkonte iniciative e guxim, po e rendesishme eshte qe kuptova qe kjo eshte ajo qe me pelqente te beja dhe qe me sjell kenaqesi. Fatkeqesisht njerezit duhet te vendosin per gjera te rendesishme te jetes ne moshe jo fort te rendesishme (dmth te pjekur dhe me eksperience), perfshi ketu profesionin qe do zgjedhesh ne jete. Po megjithese jam ne hapat e pare te karieres se re, jam e kenaqur me ēfare kam arritur. Brenda vitit te pare (pas perfundimit te Masterit
ne shkenca politike) arrita te
shkruaj e te botoj nje liber dhe tani po
perfundoj te dytin.
Ajo vazhdon Unė bėj
pjesė nė atė kategori shqiptarėsh nostalgjikė pėr mėmėdheun. Ajo
qė mė mungon shumė kėtu ėshtė rrethi im shoqėror, miqtė, shokėt e
shoqet nė Tiranė si dhe klima mesdhetare me diell. Por pėr aq kohė
sa situata e pėrgjithshme atje, nė vendin tonė, ėshtė lėre mos e
nga, tani dhe kur stė ofrohen alternativa punėsimi, mendoj tė
qėndroj edhe pėr disa vite nė UK sepse, veē punės dhe angazhimit nė
politikė, kam dėshirė tė kryej njė doktoratė (PhD) nė ēėshtjet e
integrimit Europian. Po nė planet afatgjata kam dėshirė tė kthehem
pėrsėri nė Shqipėri pėr tė jetuar e punuar atje