Anglisht

  Intervista 2  

 

 

  Shqip

Home Up

 

 

 

 
 
"Gruaja qe i mungon politikes shqiptare"

 

Revista “Stina per Ndryshim”

Nr. 11, 2005

 

 

Mirela Bogdani, Doktore e Shkencave Mjekėsore, e diplomuar ne Universitetin e Tiranes dhe e specializuar me pas nė universitete me emėr si Universiteti i Bostonit, Universiteti "George Washington”, Universiteti i Londres dhe se fundi Universiteti i Kardifit, ish numri njė nė drejtimin e stomatologjisė shqiptare, petagoge nė Fakultetin e Mjeksisė, autore librash e studimesh ne fushen e shendetit publik, tashme e ka lene mprapa karieren e saj ne mjekesi dhe i ka hyre nje karirere te re, asaj ne politike: puna si akademike ne Universitetin e Kardifit, botimi i librit te pare mbi maredheniet e Shqiperise me BE-ne dhe angazhimi ne Partinė Konservatore Britanike.

 

Po cila eshte Mirela Bogdani?

     

Ajo eshte lindur ne Tirane ne 1966. Natyre shume studioze qe femije (librat dhe studimi kane qene gjithmone pasioni im – thote ajo), sistematike dhe me shume ambicje per arritjen e qellimeve qe i vinte vetes. “Mbaj mend qe qe kur isha ne tetevjecare i vura vetes qellim qe gjimnazin ta mbaroja me “Medaljen e Arte” – kujton ajo. Ishte nje objektiv shume i veshtire ky per t’u arritur sidomos ne gjimnazin “Sami Frasheri”, nje gjimnaz shume kompetitiv per kohen, por ajo e arriti. Prindet e saj ishin te dy mjeke dhe sic ndodh ne te tilla raste, deshironin qe Mirela te behej mjeke, keshtu qe profesioni i saj ishte si te thuash i paracaktuar (perjashtim ne familje beri vetem motra, e cila u be juriste). “Ne familjen tone mbizoteronin bisedat per pacientet, semundjet, diagnozat dhe kudo isha e rrethuar me libra e literature mjekesore. Arsye tjeter qe me beri te vazhdoj ne fushen e mjekesise qe se dega e Mjekesise ishte me e preferuara dhe me e kerkuara ne ate kohe, sic e quanin atehere “mbreti i degeve”, me e kufizuara ne numer dhe per pasoje shume e veshtire per t’u arritur” – tregon Mirela. Ne saje te rezultateve ajo u pranua ne Fakultetin e Mjekesise, por ne degen e Stomatologjise. Kjo qe paksa zhgenjyese sepse ajo preferonte mjekesine e pergjithshme, por megjithese lendet e stomatologjise nuk e terhiqnin shume, perseri fakultetin e perfundoi me rezultate te shkelqyra.

 

Karriera nė Shqipėri

 

Pas diplomimit studentja e shkelqyer u emerua ne nje fshat te Lezhes. Mirela kujton: “Ky emerim ishte jo vetem deshperues, sepse ishte hera e pare e largimit nga Tirana, shtepia dhe prindet, por kryesisht zgenjyes duke pare se si u shperblye puna dhe studimi i madh gjate gjithe viteve te fakultetit, i shprehur ne rezultatet e larta. Ishte perballimi i pare me parimet idiote paradoksale te sistemit socialist, sipas te cilit ai qe punon, investon dhe arrin me shume, meriton dhe shperblehet me pak. Kjo ishte nder shkendijat e para te lindjes se atyre qe me vone do te beheshin parimet dhe bindjet e mia konservatore/te djathta”. Shumica e te rinjve qe emeroheshin ne zonat veri-lindore te Shqiperise nga deshperimi dhe mungesa e perspektives per kthimin ne Tirane, kalonin ne depresion dhe pije. Por Mirela vendosi te mos e humbiste kohen kot; studionte cdo mbasdite dhe gjate kohes qe qendroi ne Lezhe, jo vetem u sherbeu njerezve zemermire te Zejmenit, por dha te gjithe provimet pasuniversitare dhe mbrojti dy gjuhe te huaja: anglishten dhe italishten, si dhe filloi te mesoje gjermanishten.

 

Mirela me sinqeritet tregon: “profesioni si dentiste nuk me terhiqte, e vetmja gje qe me pelqente ishte emri “doktor” dhe bluza e bardhe”. Keshtu puna ne profesionin per te cilin kishte studiuar vazhdoi edhe disa vjet ne nje klinike dentare shteterore ne Tirane dhe me pas ne kliniken e saj private. Ne vitin 1994 konkuroi dhe fitoi pozicionin si specialiste e stomatologjise ne Ministrine e Shendetesise.  Shume kolege dhe miq u cuditen nga vendimi i saj per te lene kliniken dhe te ardhurat e larta qe te jepte profesioni si dentiste private per te punuar si administratore me nje rroge qesharake shteti. “Instikti me thonte qe po beja dicka te drejte dhe ashtu ndodhi. Kurre nuk u pendova per zgjedhjen qe bera, per ate qe me vone e quaja “divorcin tim te pare profesional”, lenien e klinikes per shendetin publik, heqjen dore nga profesioni i mjekut per t’u bere punonjese civile (“civil servant” me termin anglo-saxon).” Viti 1994 ishte koha kur po ndodhnin ndryshime radikale (si ne te gjithe fushat) ne sistemin shendetesor shqiptar dhe stomatologjia ishte i pari sherbim ku u eksperimentua reforma ne shendetesi. Mirela ishte nder ideatoret dhe drejtuesit e kesaj reforme, e cila konsistonte kryesisht ne privatizimin e pjeses me te madhe te sherbimit dentar, por per kete duhej ndryshuar teresisht kuadri ligjor, duheshin perpiluar politika e strategji te reja. Por sfidat e reformes dhe specifika e punes ne administraten publike nuk ishin si klinika dhe pacientet. “Shendeti publik ishte nje fushe relativisht e re per mjekesine shqiptare dhe e keqja ishte se ne fakultetin e mjekesise nuk eksistonte si lende, prandaj shumica e mjekeve qe punonin ne ministrine e shendetesise ne ate periudhe ishin pa njohuri dhe pervoje ne kete fushe, vinin direkt nga klinika si puna ime – tregon ajo - prandaj dhe per mua ne fillim puna ne ministri ishte e veshtire aq me teper qe e mbuloja e vetme kete sektor dhe koincidoi me periudhen e reformave. Megjithate arritem qe brenda nje periudhe rekord (po me shume probleme, kryesisht sociale, meqe sherbimi privat ishte eksperience e panjohur per mjeket shqiptare), te privatizonim 70% e ketij sherbimi, te hartonim ligjin e pare te sherbimit stomatologjik dhe te perpilonim nje strategji bashkekohore per shendetin oral”.

 

Programet pasuniversitare nė Boston, Londėr e Washington

 

Disa vjet mė vonė, kur sektori ku punonte u zgjerua, ajo emėrohet Shefe e Sektorit tė Stomatologjisė pėr tė gjithė vendin. “Posti i drejtimit tė njė shėrbimi shėndetėsor nė nivel kombėtar ishte njė sfide pėr mua, jo vetėm se isha nė moshė tė re (atėhere isha 27 vjeēe), por kryesisht sepse unė mund tė isha mjeke kliniciste shumė e mirė, por nuk kisha pėrvojėn dhe arsimin e duhur nė fushėn e administrimit publik”, kujton Mirela. Duke ndjerė se nuk e pėrballonte drejtimin e sektorit me njohuritė qė zotėronte, vendosi t’i futej pėrsėri studimeve tė cilat do t’i shėrbenin pėr marrjen e njohurive nė karrierėn e ardhshme dhe profesionin e saj tė dytė si specialiste e shėndetit publik. Mirela tregon “Nė fillim tė viteve ‘90 organizata ndėrkombėtare nė kuadrin e programeve tė zhvillimit dhe ngritjes sė kapaciteteve profesionale ofronin shumė bursa pėr institucionet shtetėrore shqiptare, kėshtu qė edhe nė Ministrinė e Shėndetėsisė kishte projekte nga PHARE, USAID, WB, etj. Po edhe nė kėtė aspekt tepėr tė rėndėsishėm kandidatėt zgjidheshin ne baze te kritereve politike e nepotike dhe jo tė aftėsive tė tyre intelektuale dhe profesionale”. Pas shumė kėrkesash pėr marrjen e njė burse tė tillė, megjithėse i plotėsonte gjithnjė kriteret, nuk pati fatin tė pėrfitonte asnjė prej tyre. Tė parėt e ministrisė kujdeseshin edhe nė kėtė pikė tė ofronin njerėzit e tyre apo tė partisė pėrkatėse.  Ajo vendosi tė aplikonte vetė direkt nė organizatat ndėrkombėtare dhe universitetet qė ofronin bursa. Rezultatet e larta tė shkollės dhe njohja e mirė e gjuhės angleze bėnė qė tė fitonte rradhazi disa prej tyre. Kėshtu kreu disa programe pasuniversitare ne universitete boterore prestigjoze, nė 1995 nė "Boston University" (Boston, USA) pėr metodat e menaxhimit nė shėndetėsi, nė 1997 nė “London University”, UCL, (Londer, UK) pėr shėndet publik dentar dhe njėkohėsisht si "research fellow", dhe gjatė 1999-2000 nė "George Washington University" (Washington DC, USA) pėr administrim e politika shėndetėsore.  “Pėrfitimet qenė jo vetėm akademike dhe profesionale, sepse pata fatin tė studioj nė universitete prestigjoze – thote Mirela - por edhe mė shumė, sepse duke jetuar nė metropole tė tilla botėrore fitova njė eksperiencė tė gjėrė intelektuale, sociale dhe kulturore”. Por pas ēdo studimi ajo u kthye pėrsėri nė Shqipėri, gjė qė sidomos nė fillimet e viteve ‘90, ishte e pazakontė, pasi shumica e studentėve pasuniversitarė qė shkonin jashtė, preferonin tė mos ktheheshin.  Por ajo shprehet se “siē e kam argumentuar nė njė artikull tė shkruar mė parė mbi hemoragjine e trurit, unė nuk i fajėsoj ata studente, sepse mendoj qė arsyeja kryesore qė ata nuk kthehen mė nė Shqiperi, ėshtė qe perpos situatės sė vėshtirė politike, ekonomike dhe sociale, pas gjithė atij shkollimi, shpesh tė marrė nė universitete tė akredituara nėpėr botė, atyre nuk iu ofrohen oportunitete tė duhura punėsimi, por pėrkundrazi vende pune apo pozicione jo tė pėrshtatshme pėr shkollėn qė kanė bėrė, dhe shanset janė qė tė kenė mbi kokė (drejtues) njerėz injorantė me ēerekun e arsimimit tė tyre, tė cilėt mbijetojnė nė pozicionet drejtuese vetėm nė sajė tė lidhjeve politike, nepotike apo duke dhėnė ryshfete. E nėse kthehen, me diploma deri edhe nga Oxfordi, Harvardi apo Columbia, shpesh bien pre e "kompleksit tė inferioritetit" tė mediokėrve qė qeverisin Shqipėrinė, tė cilėt i shohin tė rrezikshėm pėr t'u zėnė vendet, tė cilat i kanė blerė me para ose duke u ējerrė mitingjeve, por sigurisht jo duke u shkolluar apo duke konkurruar me aftėsitė dhe kapacitetet e tyre”. Kėtė “fat” e provoi dhe Mirela vetė nė shumė raste kur pas kthimit nga kėto studime dhe shpalljes sė ndonjė pozicioni nė Ministrinė e Shėndetėsisė, ajo kurre "s’pati pasur nderin" tė fitonte ndonjė nga kėto poste.

 

Fusha akademike, kėrkimet shkencore dhe botimet

 

Fusha akademike, kėrkimet shkencore dhe mėsimdhėnia kanė qenė gjithnjė njė nga fushat e interesit tė saj, prandaj edhe gjate kohės kur punonte ne administraten publike, i mbajti lidhjet me fakultetin ku pat studiuar. Gjatė njė periudhe 5 vjeēare ajo dha mėsim, si pedagoge e jashtme, nė Fakultetin e Mjeksisė, nė departamentin e Stomatologjisė. Nė 1997-98 kreu aty SHPU-nė dhe nė 2001 pėrfundoi doktoraturėn (e filluar nė UCL) mbi njė studim epidemiologjik kombėtar mbi prevalencėn e sėmundjeve orale nė grup-moshat 6-18 vjeēare dhe fitoi gradėn "Doktor i Shkencave Mjekesore". Mirela ka marrė pjesė nė shumė konferenca ndėrkombėtare dhe ka mbajtur prezantime qė kanė tėrhequr vėmendjen. Nė vazhdimėsi ka botuar artikuj nė shtypin periodik shkencor vendas dhe tė huaj. Nė 1997 shkroi (nė bashkėpunim me supervizorin e saj nė UCL) dokumentin politik "Strategjia e Shėndetit Oral pėr Shqipėrinė", ndėrsa nė 2001 botoi librin e saj tė parė "Prevencioni Oral dhe Shėndeti Publik Dentar", qe sherbeu edhe si tekst mesimor per studentet e fakultetit te stomatologjise.

 

Trokitja nė dyert e politikės

 

Nė ndryshimet politike tė ‘90, si shumica e tė rinjve dhe intelektualėve, edhe Mirela ishte pėrkrahėse e lėvizjeve demokratike qė po zhvilloheshin dhe e forcės sė parė politike qė e pėrfaqėsonte atė, PD, por nė atė kohė kjo konsistonte veē nė pjesėmarrjen nė mitingjet e paharrueshme tė vitit 90-91 dhe nė diskutimet e zjarrta nė rrethet shoqėrore. “Ne vitet qe pasuan dhe kryesisht nga puna ne ‘superstrukture’ – tregon Mirela - fillova te degustohem (s’isha e vetme nder shqiptaret) jo vetem me menyren e qeverisjes se PD ne pergjithesi, por edhe me politizimin e tejskajshem, i cili ne institucionet shteterore, sic e permenda me lart, shprehej ne faktin qe emerimi, promovimi, ngjitja e shkalleve te karieres percaktohej vetem nga afilimi me politiken. Njerez medioker dhe pa shkollimin dhe eksperiencen e duhur beheshin papandehur ministra e drejtore, nderkohe qe diplomat e CV-te e mira s’hynin gjekundi ne pune. Po behej imperative qe ne menyre qe te fitoje nje pozicion te mire apo te ngjisje shkallet e karieres duhej te merreshe apo angazhoheshe ne politike”. Ajo vazhdon: “Por nėse do tė isha futur nė politikė nė ‘91-shin, motivet do tė ishin tėrėsisht idealiste, nė 1998, kur unė u bėra anėtare e njerės prej partive tė djathta shqiptare, arsyet ishin mė shumė pragmatike, pra hyra qė politika tė mbėshteste karierėn time. Megjithatė edhe kėtu kishte njė dozė idealizmi. Pse e them kėtė? PS-ja sapo kishte ardhur nė fuqi dhe shanset, mėnyra se si kishte ardhur ajo nė pushtet, tregonin qė do rrinte gjatė, pra nėse do isha 100% pragmatike, duhej tė isha angazhuar aty, po nuk e kam honepsur kurrė faktin qė ajo ishte njė derivat i PK-sė dhe shumica e anėtarėve qenė ish-komunistė. Kjo mė bėri tė angazhohesha nė politikėn e djathtė, megjithėse nė opozitė. Nė atė kohė ‘e djathta’ pėr mua, ashtu si pėr shumicėn e shqiptarėve, do tė thoshte akoma ‘oponencė kundėr komunizmit’. Qeverisja e keqe e PD, farsa e zgjedhjeve te 1996, piramidat, te cilat te gjitha cuan ne anarkine dhe shkaterrimin e shtetit te 1997, me binden qe te mos angazhohesha me PD (partine qe vite me pare e kisha simpatizuar aq shume). Nder partite e tjera te djathta me me integritet me dukej Partia Republikane, prandaj vendosa te angazhohem aty”. Fillimisht ajo u aktivizua ne forumin e gruas. Shume shpejt pas anetaresimit ne parti ajo u zgjodh Kryetare e Forumit te Gruas Republikane dhe me pas ne strukturat drejtuese te partise. Nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000 ishte kandidate pėr kryetare minibashkie nė zonėn 10 tė Tiranės, kandidim qe do t’i vlente si eksperiencė pėr tė ardhmen. Duke qenė pėrfaqėsuese e njė partie tė vogėl nuk fitoi dhe kjo nuk ishte ēudi e paparashikuar, pėrderisa mentaliteti i votuesve nė Shqipėri akoma ėshtė "vota partisė dhe jo individit".

 

Aktiviteti i saj politik ne Shqiperi konsistoi dhe ne nje drejtim tjeter: ne ceshtjen e gruas ne lidership, pra te rritjes se perfaqesimit te grave ne partite politike dhe ne organet vendim-marrese (qeveri dhe parlament). Vec kontributit brenda Forumit te Gruas Republikane qe drejtoi per 4 vjet, ne 2001 sebashku me disa kolege te forumeve te tjera politike ajo formoi dhe u zgjodh kryetare e “Rrjetit te Grave ne Politike”, nje rrjet gjithperfshires i forumeve te te te gjithe spektrit politik (nga e majta ne te djathte). Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001, megjithe zhurmen dhe propaganden qe u be nga ana e liderve te partive kryesore politike per rritjen e numrit te kandidateve gra, ne prag te fushates ky numer ishte ne nivele shume te ulta, sidomos numri i grave qe kandidonin nga forcat e djathta. Forumet politike te grave, nga frika e “perjashtimit nga partia”, nuk reaguan sic duhet. Te zhgenjyer nga kjo situate, Mirela me shume kolege te saj nga partite politike dhe te tjera nga OJQ, reaguan duke denoncuar farsen e lidereve politike, kryesisht atyre te djathte. Ajo shkrova disa artikuj ne shtyp (nje nder te cilet i titulluar ”Xha Sulot e politikes”) dhe dha disa intervista ne TV. Luften kunder “politikes mashkullore” e vazhdoi edhe brenda partise, ne kryesi dhe ne asamblene e pergjithshme, jo vetem per nivelin e ulet te kandidateve gra, por me gjere, per mungesen e transparences dhe menyren e selektimit te kandidateve per deputete ne pergjithesi. “Deficienca me e madhe ne partite shqiptare eshte mungesa e demokracise se brendshme ne parti – thote Mirela - po guxove te kritikosh te prźt perjashtimi”. Ne pergjigje te “rebelimit” te saj kryesia vendosi organizimin e konferences se jashtezakonshme te forumit te gruas me qellim perjashtimin e saj si drejtuese e forumit, thirrja e se ciles ishte ne kundershtim te plote me statutin. Duke qene e tille ajo e bojkotoi, pas se ciles une nuk ishte me jo vetem kryetare e forumit te gruas, po nuk figuronte ne asnje nga strukturat drejtuese te tij.

 

Mirela do te mbahet mend edhe si e para grua qe kandidoi per kryetare partie. Nė pranverėn e 2002 beheshin pergatitjet per kongresin e PR-se. Kongresi ishte ngjarje delikate dhe e rendesishme sepse kishte te bente me linjen e ardhshme politike te partise si dhe zgjedhjet e kryetarit dhe forumeve drejtuese. E vetmja kandidature per kryetar ishte ajo e kryetarit aktual dhe delegatet filluan te perzgjidheshin me kujdes ne menyre qe te ishin “sa me besnike ndaj kryetarit dhe vijes se partise”. Cfare nivel democracie mund te pritej nga nje kongres i tille vetem me nje kandidature dhe me te tille delegate? Ne keto kushte Mirela vendosi te hedhe kandidaturen per kryetare partie. Kandidimi i nje gruaje si kryetare partie (jo si marionete apo garnityre) ishte rasti i pare ne partite politike shqiptare dhe si i tille terhoqi vemendjen e medias. Ajo kujton “Strukturat drejtuese dhe organizative te partise jo vetem s’me ndihmuan, po me vune rrota neper kembe. Ndersa njerezit ne baze, forumet politike te grave, OJQ-te dhe vecanerisht media me mbeshteten. Une mbajta nje fjalim ne kongres qe u cilesua shume disident, kurse kongresi vete me ovacionet ‘te na rroje partia dhe kryetari yne i shquar’, ‘poshte opozitaret (armiqte)’, fjalimet mediokre dhe servile, me nxorri mallin e kongreseve te dikurshme te partise se punes.  Megjithėse fushata ime qe e shkurtėr (meqė aq e lejonte koha) dhe kisha mangėsi nė burime njerėzore dhe financiare – tregon Mirela - rezultati qė arrita ishte shumė i kėnaqshėm, por kryesorja ishte se qe njė eksperiencė shumė e mirė politike e cila mė pėrforcoi parimin qė njeriu duhet tė luftojė pėr atė qė beson se ėshtė e drejtė ("stand up for your rights"). Guximi per sfidimin e kryetarit ekzistues u pagua me perjashtimin e saj nga strukturat drejtuese te partise pas kongresit. Kjo shenoi dhe largimin e saj nga PR dhe nga politika shqiptare.  

 

Braktisja e profesionit pėr hir tė politikės

 

“Pėr herė tė parė kontakti me principet perėndimore tė djathta (jo thjesht oponenca kundėr komunizmit, tė cilės nė vitet e fundit tė ‘90 i kish ikur aktualiteti) qe gjatė qėndrimit tim njė vit nė kryeqytetin politik tė Amerikės, nė Washington DC. Aty u njoha dhe vendosa lidhje me anėtarė dhe aktivistė tė Partisė Republikane Amerikane, mora pjesė nė Kongresin e Grave Republikane dhe nė aktivitete tė tjera dhe pata rastin tė takoj disa Kongresmene republikane. Ky angazhim qe aq aktiv – thote ajo - saqė shokėt e mi tė programit mė thonin me shaka ‘ti ke ardhur pėr te studiuar shėndet publik kėtu apo politikė’?. Angazhimi im katėr vjeēar nė politikėn shqiptare, pavarėsisht sa aktiv, ka qenė vullnetar, pra unė vazhdoja tė punoja nė profesionin tim dhe kurrė s’mė shkonte nė mend tė braktisja profesionin e mjekes (profesion prej vėrteti - siē e quante babai im) dhe tė bėhesha njė ditė politikane, pra qė politika tė bėhej profesioni im. Megjithate ata qe kane hyre ne politike e kane provuar qe ajo te kthehet ne pasion, sic m’u kthye mua. Sa me thelle hyja, aq me shume me terhiqte. Keshtu gradualisht erdhi “divorci i dyte”, politika per shendetin publik, vendimi per t’i hyre karieres se mirefillte politike. Megjithese kisha eksperience, formimi im teorik ne politike ishte i manget. Keshtu ideja per te studiuar shkenca politike u kristalizua dhe u poq gradualisht”. Nė vitin 2002 aplikoi dhe fitoi njė bursė nė "Cardiff University" (UK) pėr njė program Masteri (MSc) mbi politikėn dhe politikat publike nė vendet e Europės Perėndimore dhe nė Bashkimin Europian. “Nė fillim pata shumė vėshtirėsi sepse pėr herė tė parė po studioja shkenca politike me njė background krejt tė ndryshėm arsimor, e ardhur nga shkenca mjekėsore -  tregon Mirela -  megjithatė arrita t’a mbaroj me rezultate shumė tė mira dhe tė marr "Distinction". Fushat e interesit te saj tani veē politikės shqiptare jane politika britanike, Bashkimi Europian dhe integrimi Europian i Shqipėrisė. Si pjesė e tė parės prej afro dy vjetesh ajo eshte angazhuar nė Partinė Konservatore Britanike, duke u bėrė anėtare e njė prej partive tė djathta mė prestigjoze nė botė dhe “dikur e Margaret Thatcher, heroinės sime, idhulli im ne politike, “gruaja e hekurt” qe une e adhuroj – thote ajo. Angazhimi nė aktivitetet politike dhe sociale tė Partisė Konservatore tė Wales dhe nė fushatat elektorale mė ka bėrė tė dalloj diferencat e mėdha qė eksistojnė mes partive perėndimore dhe partive nė Shqipėri nė ēdo aspekt, tė organizimit, funksionimit, menaxhimit tė tyre dhe mbi tė gjitha tė nivelit tė democracies se brendshme ne parti”. Gjate vitit te kaluar ajo punoi si researcher pėr grupin parlamentar konservator nė Asamblene Nacionale tė Uellsit.

 

Autore e librit "Shqipėria dhe Bashkimi Europian"

 

Mirela aktualisht punon si researcher dhe lektore ne Universitetin e Kardifit ku jep lenden e Politikave ne Bashkimin Europian. Nje vit pas perfundimit te Masterit, ajo botoi librin e saj te pare ne fushen e maredhenieve midis Shqiperise dhe BE-se, te titulluar  “Shqiperia dhe Bashkimi Europian: Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimit”, i cili u botua vjet ne shtator. Libri trajton njė temė bashkėkohore, por edhe njё ēёshtje prioritare pёr Shqipёrinё, meqenёse e gjithё politika e saj e brendshme dhe e jashtme ёshtё e fokusuar rreth integrimit nё strukturat Euro-Atlantike. Ai eshte i vlefshem si  kontribut nё pasurimin e literaturёs shqiptare, nga kёndvёshtrimi akademik, nё fushat e tranzitologjisё, demokracisё dhe qeverisjes, ēёshtjeve europiane dhe integrimit europian, sepse Shqipёria ёshtё njё nga vendet mё pak tё studiuara apo njё nga “zonat mė pak tė paeksploruara” (ekziston njė vakum nė literaturėn shqiptare dhe tė huaj mbi keto ēėshtje), krahasuar me shumё nga vendet e tjera ish-komuniste tё Europёs Lindore, pra eshte nje kontribut edhe ne literaturen e huaj, gjithnjё nё rritje, tё marrёdhёnieve midis BE-sė dhe ish-vendeve komuniste europiane.

 

C’ėshtė familja pėr Mirelen?

 

 “Per arsyet qe dihen - thote Mirela - eshte e veshtire ne Shqiperi per nje grua te beje kariere profesionale dhe aq me shume politike. Duke qene familjare, bashkeshorte dhe nene dhe per mua nuk ka qene e lehte, pavaresisht se kam pasur ne te shumten e rasteve suportin e familjes. Megjithese kariera eshte shume e rendesishme per mua, Cindy, vajza ime 7 vjecare, eshte gjeja me e rendesishme e jetes sime. Shpesh here kam bere sakrifica duke u ndare prej saj, edhe per periudha te gjata te studimeve jashte vendit. Ajo tani eshte ne klase te dyte ne nje shkolle fillore ne Kardif dhe une perpiqem qe te mos e harroje shqipen”.

 

Planet akademike dhe politike per te ardhmen

 

“Per mua ka qene nje sfide e vertete ndryshimi i kursit tim te karieres nga shkencat mjekesore ne ato politike per shume arsye – thote Mirela - se pari, sepse mjekesia dhe politika jane dy fusha shume te ndryshme nga njera-tjetra, ku nga ana pragmatike dhe materiale (ndoshta dhe prestigjioze) e para eshte shume me atraktive se e dyta. Se dyti, sepse u detyrova qe kete kthese t’a bej ne nje moshe jo fort te re, dhe se treti t’a filloj ne nje vend te huaj. Pra ishte nje ndermarrje qe kerkonte iniciative e guxim, po e rendesishme eshte qe kuptova qe kjo eshte ajo qe me pelqente te beja dhe qe me sjell kenaqesi. Fatkeqesisht njerezit duhet te vendosin per gjera te rendesishme te jetes ne moshe jo fort te rendesishme (dmth te pjekur dhe me eksperience), perfshi ketu profesionin qe do zgjedhesh ne jete. Po megjithese jam ne hapat e pare te karieres se re, jam e kenaqur me ēfare kam arritur. Brenda vitit te pare (pas perfundimit te Masterit ne shkenca politike) arrita te shkruaj e te botoj nje liber dhe tani se bashku me Prof. John Loughlin, po punojme versionin e dyte te librit, qe do jete me i zgjeruar dhe me analitik se i pari dhe do te botohet se shpejti ne UK. Gjithashtu gjate kesaj kohe jam ftuar per te mbajtur prezantime e ligjerata ne nje sere universitetesh si ne Oxford University, London University, Bristol University si dhe ne aktivitete akademike e politike nderkombetare. Kam botuar gjithashtu disa artikuj ne periodike e revista shkencore rreth temave qe trajtojne integrimin europian te Shqiperise, proceset e tranzicionit dhe demokratizimit ne Shqiperi etj”.

 

Ajo vazhdon “Unė bėj pjesė nė atė kategori shqiptarėsh ‘nostalgjikė’ pėr mėmėdheun. Ajo qė mė mungon shumė kėtu ėshtė rrethi im shoqėror, miqtė, shokėt e shoqet nė Tiranė si dhe klima mesdhetare me diell. Por pėr aq kohė sa situata e pėrgjithshme atje, nė vendin tonė, ėshtė lėre mos e nga, tani dhe kur s’tė ofrohen alternativa punėsimi, mendoj tė qėndroj edhe pėr disa vite nė UK sepse, veē punės dhe angazhimit nė politikė, kam dėshirė tė kryej njė doktoratė (PhD) nė ēėshtjet e integrimit Europian. Po nė planet afatgjata kam dėshirė tė kthehem pėrsėri nė Shqipėri pėr tė jetuar e punuar atje”.

 

 
 
 

 

 

 

Home | Intervista 1 | Intervista 2 | Intervista 3

Copyright nga Mirela Bogdani 2005

Te gjitha te drejtat i rezervohen autores

Last up-dated: 25.01.2006