Ajo eshte nje grua, qe e vetme u ngrit kunder
"xha Sulove" te politikes shqiptare, e cila ia mbylli dyert,
ndersa britaniket qe prej nje viti e kane anetaresuar ne Partine
Konservatore dhe Uellsi e ka punesuar ne Asamblene Kombetare.
Doktore e shkencave mjekesore, deri pak kohe me pare numri një
në drejtimin e stomatologjisë shqiptare, autore librash,
petagoge në Fakultetin e Mjeksisë, por që e ka lënë mënjanë
profesionin për politikën. Specializuar ne universitetet me emer
si: "Boston University" dhe "George Washington University" (SHBA),
"University College London"
dhe "Cardiff University" (UK)...
Po cila eshte Mirela Bogdani?
Ajo eshte lindur ne Tirane ne 1966. Natyre
shume studioze qe femije (librat dhe studimi kane qene gjithmone
pasioni im – thote ajo), sistematike dhe me shume ambicje per
arritjen e qellimeve qe i vinte vetes. "Mbaj mend qe qe kur isha
ne tetevjecare i vura vetes qellim qe gjimnazin ta mbaroja me "Medaljen
e Arte" – kujton ajo. Ishte nje objektiv shume i veshtire ky per
t’u arritur sidomos ne gjimnazin "Sami Frasheri", nje gjimnaz
shume kompetitiv per kohen, por ajo e arriti. Prindet e saj
ishin te dy mjeke dhe sic ndodh ne te tilla raste, deshironin qe
Mirela te behej mjeke, keshtu qe profesioni i saj ishte si te
thuash i paracaktuar (perjashtim ne familje beri vetem motra, e
cila u be juriste). "Ne familjen tone mbizoteronin bisedat per
pacientet, semundjet, diagnozat dhe kudo isha e rrethuar me
libra e literature mjekesore. Arsye tjeter qe me beri te vazhdoj
ne fushen e mjekesise qe se dega e Mjekesise ishte me e
preferuara dhe me e kerkuara ne ate kohe, sic e quanin atehere "mbreti
i degeve", me e kufizuara ne numer dhe per pasoje shume e
veshtire per t’u arritur" – tregon Mirela. Por ne saje te
rezultateve ajo u pranua ne Fakultetin e Mjekesise, ne degen e
Stomatologjise. Kjo qe paksa zhgenjyese sepse ajo preferonte
mjekesine e pergjithshme, por megjithese lendet e stomatologjise
nuk e terhiqnin shume, perseri fakultetin e perfundoi me
rezultate te shkelqyra.
Karriera në Shqipëri
Pas diplomimit studentja e shkelqyer u emerua
ne nje fshat te Lezhes. Mirela kujton: "Ky emerim ishte jo vetem
deshperues, sepse ishte hera e pare e largimit nga Tirana,
shtepia dhe prindet, por kryesisht zgenjyes duke pare se si u
shperblye puna dhe studimi i madh gjate gjithe viteve te
fakultetit, i shprehur ne rezultatet e larta. Ishte perballimi i
pare me parimet idiote paradoksale te sistemit socialist, qe ai
qe punon, investon dhe arrin me shume, meriton dhe shperblehet
me pak". Kjo ishte nder shkendijat e para te lindjes se atyre qe
me vone do te beheshin parimet dhe bindjet e saj konservatore,
te djathta. Shumica e te rinjve qe emeroheshin ne zonat
veri-lindore te Shqiperise nga deshperimi dhe mungesa e
perspektives per kthimin ne Tirane, kalonin ne depresion dhe
pije. Por Mirela vendosi te mos e humbiste kohen kot; studionte
cdo mbasdite dhe gjate kohes qe qendroi ne Lezhe, jo vetem u
sherbeu njerezve zemermire te Zejmenit, por dha te gjithe
provimet pasuniversitare dhe mbrojti dy gjuhe te huaja:
anglishten dhe italishten, si dhe filloi te mesoje gjermanishten.
Mirela me sinqeritet tregon: "profesioni si
dentiste nuk me terhiqte, e vetmja gje qe me pelqente ishte emri
"doktor" dhe bluza e bardhe". Keshtu puna ne profesionin per te
cilin kishte studiuar vazhdoi edhe disa vjet ne nje klinike
dentare shteterore ne Tirane dhe me pas ne kliniken e saj
private. Ne vitin 1994 konkuroi dhe fitoi pozicionin si
specialiste e stomatologjise ne Ministrine e Shendetesise. Shume
kolege dhe miq u cuditen nga vendimi i saj per te lene kliniken
dhe te ardhurat e larta qe te jepte profesioni si dentiste
private per te punuar si administratore me nje rroge qesharake
shteti. "Perse e more kete vendim" – e pyes? "Instikti me thonte
qe po beja dicka te drejte dhe ashtu ndodhi. Kurre nuk u pendova
per zgjedhjen qe bera, per ate qe me vone e quaja "divorcin tim
te pare profesional", lenien e klinikes per shendetin publik,
heqjen dore nga profesioni i mjekut per t’u bere punonjese
civile". Viti 1994 ishte koha kur po ndodhnin
ndryshime radikale (si ne te gjithe fushat) ne sistemin
shendetesor shqiptar dhe stomatologjia ishte i pari sherbim ku u
eksperimentua reforma ne shendetesi. Reforma konsistonte
kryesisht ne privatizimin e pjeses me te madhe te sherbimit
dentar, por per kete duhej ndryshuar teresisht kuadri ligjor,
duheshin perpiluar politika e strategji te reja. "Shendeti
publik ishte nje fushe relativisht e re per mjekesine shqiptare
dhe e keqja ishte se ne fakultetin e mjekesise nuk eksistonte si
lende, prandaj shumica e mjekeve qe punonin ne ministrine e
shendetesise ne ate periudhe ishin pa njohuri dhe pervoje ne
kete fushe, vinin direkt nga klinika si puna ime. Prandaj dhe
per mua ne fillim puna ne ministri ishte e veshtire aq me teper
qe e mbuloja e vetme kete sektor dhe koincidoi me periudhen e
reformave. Megjithate arritem qe brenda nje periudhe rekord (po
me shume probleme, kryesisht sociale, meqe sherbimi privat ishte
eksperience e panjohur per mjeket shqiptare), te privatizonim
70% e ketij sherbimi, te hartonim ligjin e pare te sherbimit
stomatologjik dhe te perpilonim nje strategji bashkekohore per
shendetin oral" .
"Cfare mendimi ke per administraten publike
– e pyes "Administraten publike shqiptare e njoh mire sepse
punova 9 vjet aty. Kam me shume komente negative se sa pozitive
per te. Fatkeqesisht administrata publike ne Shqiperi eshte
akoma ne fazen e pare te quajtur administrata e hershme publike
(early administration), e cila ka ekzistuar para 150 vitesh ne
US dhe ne EuropenPerendimore, karakteristike e se ciles ishin
klientelizmi, politizimi i skajshem, nepotizmi, patronazhi e
korrupsioni. Nga fundi i viteve ‘90 u aprovua nje ligj per
nenpunesit civile, por jo vetem ne menyren si u formulua, por
kryesisht menyra se si zbatohet, duket qarte qe nuk po e
shnderron administraten shqiptare ne nje administrate weberiane,
apo aq me teper ne nje administrate moderne te stilit
bashkekohor te "new management". Burokracia shqiptare eshte shume larg asaj te
nje shteti qe kerkon te europianizohet. Prandaj dhe vitet e mia
te punes ne Ministrine e Shendetesise si per cdo njeri qe nuk ka
suport politik apo nepotik, kane qene te mbushura me zhgenjime,
frustrime, pakenaqesi ne cdo aspect te punes duke filluar qe nga
rekrutimi, emerimi, promovimi i nenpunesve civile e bazuar kjo
ne "kritere" politike, nepotike apo korruptive e deri tek
menazhimi, eficienca, produktiviteti ne arritjen e objektivave
apo kryerjen e reformave. Fatkeqesisht vazhdon te jete e tille".
Disa vjet me vone kur sektori ku punonte u
zgjerua, ajo emerohet Shefe e Sektorit te Stomatologjise. "Posti
i drejtimit te nje sherbimi shendetesor ne nivel kombetar ishte
nje "big challenge" per mua, jo vetem se isha ne moshe te re (atehere
isha 27 vjece), por kryesisht sepse une mund te isha mjeke
kliniciste shume e mire, por nuk kisha pervojen dhe arsimin e
duhur ne fushen e shendetit dhe te administrimit publik" –
kujton Mirela. Prandaj vendosi t’i futej perseri studimeve te
cilat do t’i sherbenin per marrjen e njohurive ne karieren e saj
te ardhshme dhe profesionin e saj te dyte, si specialiste e
shendetit publik. Mirela kujton: "Ne fillim te viteve ‘90
organizata nderkombetare ne kuadrin e programeve te zhvillimit
dhe ngritjes se kapaciteteve profesionale ofronin shume bursa
per institucionet shteterore shqiptare, keshtu qe edhe ne
Ministrine e Shendetesise kishte projekte nga organizata si
PHARE, USAID, WB, etj. Po edhe ne kete aspekt teper te
rendesishem kandidatet zgjidheshin me kriteret e siperpermendura
dhe jo ne baze te aftesive te tyre intelektuale dhe profesionale
(per pasoje shumica ishin medioker dhe pa asnje relevance
akademike dhe profesionale me bursat qe ofroheshin)". Pas shume
kerkesash per marrjen e nje burse te tille, megjithese i
plotesonte gjithnje kriteret, Mirela nuk pati fatin te perfitoje
asnje prej tyre. Te paret e ministrise kujdeseshin edhe ne kete
pike te ofronin njerezit e tyre apo te partise perkatese.
Perseri zhgenjim, po ajo vendosi te aplikoje vete direkt ne
organizatat nderkombetare dhe universitetet qe ofronin bursa.
Pozicioni professional, rezultatet e larta te shkolles dhe
njohja e mire e anglishtes bene qe te fitonte rradhazi disa prej
tyre. Keshtu kreu disa programe pasuniversitare, fillimisht ne
1995 ne "Boston University" (Boston, USA) per metodat e
menazhimit ne shendetesi, pastaj ne 1997 ne "University College
London" (Londer, UK) per shendet publik dentar dhe njekohesisht
si "research fellow", dhe gjate 1999-2000 ne "George Washington
University" (Washington DC, USA) per administrim dhe politika
shendetesore. "Perfitimet qene jo vetem akademike dhe
profesionale, sepse pata fatin te studioj ne universitete
prestigjoze – thote ajo - por edhe me shume, sepse duke jetuar
ne metropole te tilla boterore pata mundesine te fitoja nje
eksperience te gjere intelektuale, sociale dhe kulturore".
Pas cdonjerit nga keto studime ajo u kthye
perseri ne Shqiperi, gje qe, sidomos ne fillimet e viteve ’90,
ishte e pazakonte, sepse shumica e studenteve pasuniversitare qe
shkonin jashte preferonin te mos ktheheshin. "Perse vepruat
keshtu, ishit idealiste apo kerkonit karrieren? - e pyes Mirelen.
Ajo pergjigjet: "Sic e kam argumentuar ne nje artikull te
shkruar nje vit me pare mbi ‘hemoragjine e trurit’, une nuk i
fajesoj keta studente, pasi mendoj qe arsyeja kryesore qe ata
nuk kthehen me ne vendin e tyre eshte, vec situates se veshtire
politike, ekonomike dhe sociale, fakti qe pas gjithe atij
shkollimi, shpesh te marre ne universitete te akredituara neper
bote, atyre nuk iu ofrohen oportunitete te duhura punesimi, por
perkundrazi vende pune jorelevante apo pozicione jo te
pershtatshme per shkollen qe kane bere, dhe shancet jane qe te
kene mbi koke (drejtues) njerez injorante me cerekun e arsimimit
te tyre, te cilet mbijetojne ne pozicionet drejtuese vetem ne
saje te lidhjeve politike, nepotike apo duke dhene ryshfete. E
nese kthehen, me diploma deri nga Okxfordi, Harvardi apo
Columbia, shpesh bien pre e "kompleksit te inferioritetit" te
mediokerve qe qeverisin Shqiperine, te cilet i shohin te
rrezikshem per t'u zene vendet, te cilat i kane blere me para
ose duke u cjerre mitingjeve, por sigurisht jo duke u shkolluar
apo duke konkurruar me aftesite dhe kapacitetet e tyre. Kete gje
e kam provuar vete ne shume raste kur pas kthimit nga keto
studime dhe shpalljes se ndonje pozicioni te pershtatshem ne
Ministrine e Shendetesise, nuk "kam pasur nderin" te fitoja
ndonje nga keto poste".
Fusha akademike, kerkimet shkencore dhe
botimet
"Fusha akademike, kerkimet shkencore dhe
mesimdhenia kane qene gjithnje nje nga fushat e mia te interesit,
prandaj i kam mbajtur gjithnje lidhjet me fakultetin ku studiova"
– tregon ajo. Gjate nje periudhe 5 vjecare gjate kohes kur punoi
ne ministri Mirela dha mesim si petagoge e jashtme ne Fakultetin
e Mjekesise, ne departamentin e Stomatologjise. Gjate 1997- 1998
kreu aty SHPU-ne dhe kreu doktoraturen (e filluar ne UCL) mbi
nje studim epidemiologjik kombetar mbi prevalencen e semundjeve
orale ne grup-moshat 6-18 vjecare, dhe ne 2001 mori graden "Doktor
i Shkencave". Ka marre pjese ne shume konferenca nderkombetare
dhe ne disa prej tyre ka mbajtur prezantime qe kane terhequr
vemendjen. Ka botuar artikuj ne periodike shkencore
vendas dhe te huaj. Ne 1997 shkroi (ne bashkepunim me
supervisorin e saj ne UCL) dokumentin politik "Strategjia e
Shendetit Oral per Shqiperine", ndersa ne 2001 botoi librin e
saj te pare "Prevencioni dhe Shendeti Publik Dentar", tekst per
studentet e fakultetit te stomatologjise.
Trokitja ne dyert e politikes
Ne ndryshimet politike te ‘90, si shumica e
te rinjve dhe intelektualeve, edhe Mirela isha perkrahese e
levizjeve demokrative qe po zhvilloheshin dhe e forces politike
qe e perfaqesonte ate, PD, por ne ate kohe kjo konsistonte vec
ne pjesemarrjen ne mitingjet e paharrueshme te vitit 90-91 dhe
ne diskutimet e zjarrta ne rrethet shoqerore. "Ne vitet qe
pasuan dhe kryesisht nga puna ne ‘superstrukture’ fillova te
degustohem (s’isha e vetme nder shqiptaret) jo vetem me menyren
e qeverisjes se PD ne pergjithesi, por edhe me politizimine
tejskajshem, i cili ne institucionet publike, sic e permenda me
lart, shprehej ne faktin qe emerimi, promovimi, ngjitja e
shkalleve te karieres percaktohej vetem nga afilimi me politiken.
Njerez medioker dhe pa shkollimin dhe eksperiencen e duhur
beheshi n papandehur ministra e drejtore, nderkohe qe diplomat e
CV-te e mira s’hynin gjekundi ne pune. Po behej imperative qe ne
menyre qe te fitoje nje pozicion te mire apo te ngjisje shkallet
e karieres duhej te merreshe apo angazhoheshene politike.
Meritokracirat nuk pinin uje, pra te provojme politiken" –
kujton Mirela. "Pra ju nuk e fshihni se në politikë trokitët e
udhëhequr nga motivi i pragmatizmit? - e sulmoj me një pyetje të
paramenduar. "Nese do te isha futur ne politike ne ‘91 motivet
do ishin teresisht idealiste, ne 1998 kur une u bera anetare e
njeres prej partive te djathta shqiptare arsyet ishin me shume
pragmatike, pra qe politika te mbeshteste karieren. Megjithate
edhe ketu kish nje doze idealizmi.
Pse e them kete? PS sapo kish ardhur ne fuqi
dhe nga menyra si erdhi shancet tregonin qe do rrintegjate, pra
nese do isha 100% pragmatike duhej te isha angazhuar aty, po nuk
e kam honepsur kurre faktin qe ajo ish nje derivat i PK dhe
shumica a anetareve ishin ish-komuniste. Kjo me beri te
angazhohem ne politiken e djathte, megjithese ne opozite. Ne ate
kohe "e djathta" per mua, ashtu si per shumicen e shqiptareve,
do te thoshte akoma "oponence kunder komunizmit". Qeverisja e keqe e PD, farsa e zgjedhjeve te
1996, piramidat, te cilat te gjitha cuan ne anarkine dhe
shkaterrimin e shtetit te 1997, me binden qe te mos angazhohesha
me PD (partine qe vite me pare e kisha simpatizuar aq shume).
Nder partite e tjera te djathta me me integritet me dukej Partia
Republikane, prandaj vendosa te angazhohem aty". Fillimisht ajo
u aktivizua ne forumin e gruas. Shume shpejt pas anetaresimit ne
parti ajo u zgjodh Kryetare e Forumit te Gruas Republikane dhe
me pas ne strukturat drejtuese te partise. Ne zgjedhjet lokale
te vitit 2000 ishte kandidate per kryetare minibashkie ne zonen
10 te Tiranes. Ambicjet e saj ne politike nuk ishin ne fushen e
pushtetitlokal, po ky kandidim do t’i vlente si eksperience per
te ardhmen. Duke qene perfaqesuese e nje partie te vogel nuk
fitoi dhe kjo nuk ishte cudi, perderisa mentaliteti i votuesve
ne Shqiperi akoma eshte "vota partise dhe jo individit".
Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001,
megjithe zhurmen dhe propaganden qe u be nga ana e liderve te
partive kryesore politike per rritjen e numrit te kandidateve
gra, ne prag te fushates kynumer ishte ne nivele shume te ulta,
sidomos numri i grave qe kandidonin nga forcat e djathta.
Forumet politike te grave, nga frika e "perjashtimit nga partia",
nuk reaguan sic duhet. Te zhgenjyer nga kjo situate, Mirela me
shume kolege te saj, Lajla Pernaska, Nora Malaj dhe te tjera
perfaqesuese nga OJQ, reaguam duke denoncuar farsen e lidereve
politike, kryesisht atyre te djathte. Mirela u tregua shume
kurajoze, ajo shkroi disa artikuj ne shtyp (nje nder te cilet i
titulluar "Xha Sulot e politikes") dhe dha disa intervista ne
TV. Luften kunder "politikes mashkullore" e vazhdoi edhe brenda
partise, ne kryesi dhe asamblene e pergjithshme, jo vetem per
nivelin e ulet te kandidateve gra, po me gjere, per mungesen e
transparences dhe menyren e selektimit te kandidateve per
deputete ne pergjithesi. "Deficienca me e madhe ne partite
shqiptare eshte mungesa e transparences dhe e demokracise se
brendshme – thote ajo - po guxove te kritikosh te prêt
perjashtimi. Ne pergjigje te "rebelimit" tim kryesia vendosi
organizimin e konferences se jashtezakonshme te forumit te gruas
me qellim heqjen time si drejtuese e forumit, thirrja e se ciles
ishte ne kundershtim te plote me statutin. Duke qene e tille une
e bojkotova, pas se ciles une nuk isha me jo vetem kryetare e
forumit te gruas, po nuk beja pjese me as ne strukturat
drejtuese te tij". Por as me këtë masë ndëshkuese që mori nga
"partia e burrave" Mirela nuk u thye. Ja si e kujton ajo
vazhdimin e luftës për ndryshim: "Fill pas kesaj ngjarje, ne
pranveren e 2002, ne parti beheshin pergatitjet per kongresin e
partise. Kongresi ishte ngjarje delikate dhe e rendesishme sepse
kishte te bente me linjen e ardhshme politike te partise si dhe
zgjedhjet e kryetarit dhe forumeve drejtuese. E vetmja
kandidature per kryetar ishte ajo e kryetarit aktual dhe
delegatet filluan te perzgjidheshin me kujdes ne menyre qe te
ishin "sa me besnike ndaj kryetarit dhe vijes se partise". Cfare
nivel democracie mund te pritej nga nje kongres i tille vetem me
nje kandidature dhe me te tille delegate? Ne keto kushte une
vendosa te hedh kandidaturen per kryetare partie.
Kandidimi i nje gruaje si kryetare partie (jo si marionete apo
garnityre) ishte rasti i pare ne partite politike shqiptare dhe
si i tille terhoqi vemendjen e medias. Strukturat drejtuese dhe
organizative te partise jo vetem s’me ndihmuan, po me vune rrota
neper kembe. Ndersa njerezit ne baze, forumet politike te grave,
OJQ-te dhe vecanerisht media me mbeshteten. Une mbajta nje
fjalim ne kongres qe u cilesua shume disident, kurse kongresi
vete me ovacionet "te na rroje partia dhe kryetari yne i shquar",
"poshte opozitaret (armiqte)", fjalimet mediokre dhe servile, me
nxorri mallin e kongreseve te dikurshme te partise se punes.
Megjithese fushata ime qe e shkurter (meqe aq e lejonte koha)
dhe kisha mangesi ne burime njerezore dhe financiare, rezultati
qe arrita ishte shume i kenaqshem. Po kryesorja ishte qe qe nje
eksperience shume e mire politike e cila me perforcoi parimin qe
njeriu duhet te luftoje per ate qe beson se eshte e drejte.
Guximi per sfidimin e "kryetarit Mao" u pagua me perjashtimin
nga strukturat drejtuese te partise pas kongresit. Kjo shenoi
dhe largimin tim nga PR".
"Ç’mendoni për civilizimin e politikës
shqiptare – e pyes - Sa ndjehet nevoja e zbutjes se politikes
mashkullore shqiptare nga prania e bute e femrave? "Politika
shqiptare eshte akoma shume primitive, ka mungese te kultures
politike, mungese koncensusi, mungese transparence dhe te
demokracise se brendshme ne parti, partite politike shqiptare
jane parti te tipit "kryetare + vule. Me e keqja eshte qe
politikanet dhe burrat e shtetit ne me shumten e tyre jane te
papergjegjshem, inkompetente, medioker, amorale dhe te
korruptuar. Pasojat e qeverisjes se keqe dhe te papergjegjshme
kane cuar ne gjendjen e rende ekonomike, politike dhe sociale te
Shqiperise sot dhe po behet pengese per progresin e saj drejt
integrimit ne Europe". Ndersa ne lidhje me prezencen e grave ne
politike, Mirela shprehet "sic dihet aktualisht Shqiperia ka
nivelin me te ulet ne pozicionet e larta vendim-marrese (5% ne
Parlament) ne Europe dhe me te ultin qe ka pasur ndonjehere. Nje
levizje e gjere qe perfshin forumet politike te grave,
organizmat shteterore, OJQ dhe organizmat nderkombetare (OSBE,
ODHIR, PNUD), ka kohe qe eshte aktive ne drejtim te perpjekjeve
per rritjen e ketij perfaqesimi, nje nga drejtimet e se ciles ka
qene ideja per futjen e kuotimit. Po politika shqiptare eshte
shume maskiliste dhe akoma ekzistojne nje sere barierash qe
pengojne pjesemarrjen dhe rritjen e perqindjes se grave ne
politike. Ne 2001 sebashku me disa kolege te forumeve te tjera
politike formuam "Rrjetin e Grave ne Politike", i cili ishte nje
rrjet gjithperfshires i forumeve te te te gjithe spektrit
politik (nga e majta ne te djathte), me objektiv rritjen e
perfaqesimit te grave ne pozicionet vendim-marrese politike,
duke filluar nga listat e kandidimit dhe me pas ne qeveri dhe
parlament. Krijimi i ketij rrjeti perbente nje sukses
sepse per here te pare perfaqesueset e forcave te ndryshme/kunderta
politike po bashkepunonin per nje objektiv te perbashket. Une
pata nderin ta drejtoj kete rrjet derisa u largova nga Shqiperia".
Braktisja e profesionit për politikën
"Per here te pare kontakti me principet
perndimore te djathta (jo thjesht oponenca kunder komunizmit, te
ciles ne vitet e fundit te ’90 i kish ikur aktualiteti) qe gjate
qendrimit tim nje vit ne kryeqytetin politik te Amerikes, ne
Washington DC. Aty u njoha dhe vendosa lidhje me anetare dhe
aktiviste te Partise Republikane Amerikane, mora pjese ne
Kongresin e Grave Republikane dhe ne aktivitete te tjera dhe
pata rastin te takoj disa Kongresmene republikane. Ky angazhim
qe aq aktiv saqe shoket e mi te programit me thonin me shaka "ti
ke ardhur per shendet publik ketu apo per politike?". Sic e
permenda me lart, angazhimi im kater vjecar ne politike ne
Shqiperi, pavaresisht se aktiv, ka qene vullnetar, pra une
vazhdoja te punoja ne profesionin tim dhe kurre s’me shkonte ne
mend te braktisja profesionin e mjekes ("profesion prej verteti"
- sic e quante babai im) dhe te behesha nje dite politikane, pra
qe politika te behej profesioni im. Megjithate ata qe kane hyre
ne politike e kane provuar qe ajo te kthehet ne pasion, sic m’u
kthye mua. Sa me thelle hyja, aq me shume me terhiqte. Keshtu
gradualisht erdhi "divorci i dyte", politika per shendetin
publik, vendimi per t’i hyre karieres se mirefillte politike.
Megjithese kisha eksperience, formimi im teorik ne politike
ishte i manget. Keshtu ideja per te studiuar shkenca politike u
kristalizua dhe u poq gradualisht". Ne vitin 2002 Mirela aplikoi
dhe fitoi nje burse ne Universitetin e Kardifit (Wales, UK) per
nje program Masteri (MSc) mbi politiken dhe politikat publike ne
vendet e Europes Perendimore dhe ne Bashkimin Europian. Ne
fillim e pati shume te veshtire sepse per here te pare po
studionte shkenca politike me nje formim krejt te ndryshem
arsimor, e ardhur nga shkenca mjekesore. Megjithate arriti t’a
mbaroje me rezultate shume te mira dhe te marre "Distinction".
Fushat e interesit per te tani vec politikes shqiptare, eshte
edhe politika britanike, Bashkimi Europian dhe integrimi
Europian i Shqiperise. Si pjese e te pares prej muajsh eshte
angazhuar ne Partine Konservatore Britanike, duke u bere qe nga
maji i kaluar anetare e nje prej partive te djathta me
prestigjoze ne bote dhe dikur e Margaret Thatcher, idhullit te
saj ne politike, "gruas se hekurt" qe ajo e adhuron. "Angazhimi
ne aktivitetet politike dhe sociale te Partise Konservatore te
Uellsit dhe ne fushatat elektorale me ka bere te dalloj
diferencat e medha qe eksistojne mes partive perendimore dhe
partive ne Shqiperi ne cdo aspekt, te organizimit, funksionimit,
menaxhimit te tyre, te politikave dhe mbi te gjitha te nivelit
te democracise" – thote Mirela. Tani ajo punon si researcher per
grupin parlamentar konservator ne Asamblene Nacionale
(i cili
luan rolin e Parlamentit) te Uellsit.
Si pjese e se dytes, se
bashku me supervisorin e saj, po punon mbi nje liber me titull
"Accession of Albania into the EU: Transformation and
democratisation" (Hyrja e Shqiperise ne BE: Transformimi dhe
demokratizimi), i bazuar ne dizertacionin qe mbrojti disa muaj
me pare. "Mendoj qe ky liber do jete i vlefshem jo vetem sepse
trajton nje teme bashkekohore sic eshte ajo e integrimit dhe
aksesionit te Shqiperise ne familjen europiane, por edhe sepse
eksiston nje vacuum ne literaturen shqiptare dhe te huaj mbi
ceshtjet e demokratizimit, tranzicioni dhe integrimit te
Shqiperise". Botimi i ketij libri eshte prioriteti i saj per
muajt e ardhshem.
Familja dhe planet për të ardhmen
"Per arsyet qe dihen – thote Mirela - eshte e
veshtire ne Shqiperi per nje grua te beje kariere profesionale
dhe aq me shume politike. Duke qene familjare, bashkeshorte dhe
nene dhe per mua nuk ka qene e lehte, pavaresisht se kam pasur
ne te shumten e rasteve suportin e familjes. Megjithese kariera
eshte shume e rendesishme per mua, Cindy, vajza ime 7 vjecare,
eshte gjeja me e rendesishme e jetes sime. Shpesh here kam bere
sakrifica duke u ndare prej saj, edhe per periudha te gjata te
studimeve jashte vendit. Ajo tani eshte ne klase te dyte ne nje
shkolle fillore ne Kardif dhe une perpiqem qe te mos e harroje
shqipen".
Se fundi i bej pyetjen e zakonshme mbi planet
per te ardhmen. "Une bej pjese ne ate kategori shqiptaresh "nostalgjike"
per memedheun. Ajo qe me mungon shume ketu eshte rrethi im
shoqeror, miqte, shoket e shoqet ne Tirane si dhe klima
mesdhetare me diell. Por per aq kohe sa situata e pergjithshme
atje eshte sic eshte dhe kur s’te ofrohen alternativa te
pershtatshme punesimi, mendoj te qendroj edhe per disa vite ne
UK sepse, vec punes, angazhimit dhe experiences qe po fitoj ne
politike, kam deshire te kryej nje doktorate (PhD) ne ceshtjet e
integrimit Europian. Po ne planet afatgjata kam deshire te
kthehem perseri ne Shqiperi per te jetuar e punuar atje".