Anglisht

  Artikulli 2  

 

 

  Shqip

Home Up

 

 

 

 
 

Takimi im me Margaret Thatcher - “Zonja e Hekurt” qe la gjurme ne histori

 

 


Me 14 qershor ne hotelin londinez "Dorchester" pata nderin te jem e ftuar ne nje aktivitet vertet te vecante. Nje darke speciale, e quajtur “Pearl Anniversary Dinner”, e organizuar nga "Conservative Way Forward", per nder te zgjedhjes se Margaret Thatcher, 30 vjet me pare, si lider e Partise Konservatore.


Pjesemarrja ime ne kete takim u be e mundur nga fakti qe, vec anetaresimit ne Partine Konservatore Britanike, une jam prej me se nje viti anetare e grupit "Conservative Way Forward", grupi Thatcherian i djathte i partise, qe eshte krijuar pikerisht per mbajtjen gjalle, ruajtjen dhe avancimin e ideve, parimeve dhe ideologjise Thatcheriane ne gjirin e partise konservatore, presidente e te cilit eshte Baroneshe Thatcher. Ne aktivitetin qe u zhvillua me rastin e ketij pervjetori ishte organizuar nje pritje dhe darke ku kishte nje numer te madh te ftuarish, po une pata fatin te jem e ftuar ne pritjen private prej 30 vetash me perfaqesues nga parlamenti dhe dhoma e lordeve. Ndoshta arsyeja per kete, sic u shpreh dhe kryetari i CWF, Chris Chope (anetar i parlamentit) ishte se "ne nuk kemi shume anetare te partise sone apo te grupit CWF, nga Europa Lindore, aq me teper nga nje vend si Shqiperia, qe te jene kaq Thaceriane ne bindje dhe parime si ju". 

 

Gjate kesaj pritjeje une pata rastin te bashkebisedoja me Lady Thatcher. Pasi i thashe sa e lumtur dhe e nderuar ndihesha te takohesha me te shtova: "Znj. Thatcher une vij nga Shqiperia dhe sic mund ta dini vendi yne vuajti per rreth 50 vjet nje nga diktaturat me te egra dhe ishte vendi me te izoluar i Europes. Gjithsesi ne izolimin dhe ideologjine komuniste, emrat dhe fama e vetem dy prej politikaneve britanike munden te depertojne dhe te behen te njohur tek ne: ai i Churchillit dhe juaji, Znj.Thatcher. Kontributi juaj ne permbysjen e komunizmit ne Europen Lindore eshte i jashtezakonshem dhe prandaj ne ju jemi shume mirenjohes". Ajo u pergjigj "te faleminderit shume, e dashur, me vjen shume mire qe i degjoj keto fjale". Ajo qe me beri pershtypje ishte qe fjalet dhe veshtrimi i saj ishin aq te ngrohte, te bute dje te dashur, shume larg perfytyrimit qe kisha krijuar per te si e famshmja “Zonja e Hekurt”.    

 

Isha shume e emocionuar para dhe gjate takimit dhe kjo sepse te parit nga afer dhe takimi me te ka qene nje enderr qekur fillova involvimin ne politike. Margaret Thacher eshte idhulli im, heroina ime (sic i thone ketu "my role-model"). Ajo eshte inspirimi ne karieren politike qe kam nisur, jo vetem per faktin qe perben shembullin e nje gruaje teper te suksesshme ne politike, po mbi te gjitha sepse vleresoj cilesite e saj si integritetin, kurajon, eficiencen, perkushtimin, si dhe ndaj te njejtat bindje, ide dhe parime, te njohura me emrin "ideologjia Thatcheriane". Miqte, te afermit dhe shoket e mi te gjithe e dine admirimin tim per kete grua te rralle, qe la gjurme jo vetem ne historine dhe politiken britanike por edhe ate boterore, per kryeministren me qeverisjen me te gjate ne Britani gjate gjithe 150 viteteve te fundit. Prandaj, te takohesha me Margaret Thatcher, t’a shikoja afer, te shtrengoja duart dhe te bisedoja me te ka qene nje nga enderrat e jetes sime dhe jam shume e lumtur qe arrita t'a realizoj kete enderrr.  

 

Nje histori te shkurter e Margaret Thatcher

 

Margaret Roberts lindi ne tetor 1925 ne Grantham, nje qyteze e vogel ne Angli, (vendlindja gjithashtu edhe e fizikantit te njohur Isak Njuton). Prindet e saj kishin nje dyqan te vogel ushqimor poshte shtepise ku banonin. Babai i Magit ishte i perfshire ne pushtetin lokal dhe per ca kohe sherbeu si Kryetar i Bashkise se Grantham. Magi, sic e therrisnin, kreu shkollen deri te mesme ne Grantham dhe vazhdoi me tej studimet universitare ne Universitetin e Oksfordit (Somerville College), ku studioi kimi dhe ku u diplomua shkelqyeshem me nje MSc (Master) ne vitin 1947. Karieren profesionale e filloi si kimiste induastriale, po me vone nderroi kursin e karieres duke u kualifikuar si juriste (gjykatese), ne profilin e ligjshmerise se taksave.

 

Margaret u martua me Denis Thatcher, nje biznesmen i pasur, i cili per 50 vjet (derisa vdiq dy vjet me pare) ishte shoku dhe mbeshtetesi ne karieren e saj politike. Margaret eshte gjithashtu nene e dy binjakeve 51 vjecare, Mark (biznesmen) dhe Carol (gazetare).

 

Margaret u perfshi ne politike ne moshe shume te re, qe kur ishte 10 vjec kur gjate fushatave zgjedhore ndihmonte te jatin te mbushte zarfet me fletushka kur ai kandidonte per keshilltar lokal. Ne universitet pasioni i saj per politiken u rrit dhe shume shpejt ajo u aktivizua me rinine konservatore duke u zgjedhur presidente e studenteve konservatore te Universitetit te Oxfordit. Ishte vetem 25 vjec kur Margaret kandidoi per here te pare ne zgjedhjet parlamentare per Partine Konservatore ne Dartford, ku nuk fitoi. Vetem 9 vjet me vone, ne vitin 1959, ne moshen 34 vjecare, ajo zgjidhet deputete e Parlamentit Britanik per zonen e Finchley-t. Dy vjet me vone perfshihet ne ekzekutiv si Sekretare Parlamentare ne Ministrine e Pensioneve dhe Sigurimeve Shoqerore. Ne vitin 1970 Margaret Thatcher emerohet ministre ne kabinetin qeveritar si Sekretare Shteti per Arsimin dhe Shkencen.

 

Pas disfates se pesoi qeveria konservatore e Heath, ne zgjedhjet per lidershipit te partise ne 1975, per cudine e te gjitheve, Margaret Thatcher zgjidhet lider e Partise Konservatore Britanike dhe lider i opozites (ne periudhen 1975-1979). Kur konservatoret fituan zgjedhjet parlamentare te vitit 1979 Margaret Thatcher emerohet si Kryeministre, duke shenuar keshtu te parin rast ne histori dhe te vetmin deri me sot, te nje kryeministreje grua te nje vendi te demokracise perendimore.

 

Margaret Thatcher mban rekordin e qeverisjes me te gjate ne Britani per me shume se 150 vjet qe nga konti Robert Jenkinson (kryeminister 1812-27) per 11 vjet e gjysem (1979-1990). Deri ne maj te ketij viti ajo ishte e vetmja kryeministre britanike qe kish fituar tre zgjedhje parlamentare rradhazi (1979, 1983 dhe 1987) ku konservatoret fituan me diference te thelle ndaj laburisteve (ky rekord u thye per here te pare vetem ne maj te ketij viti kur Blair fitoi per te treten here rresht). Ajo eshte gjithashtu e vetmja nder te gjithe kryeministrat e shekullit te 20te qe iu kthye emri ne “ism”. Thatcherizmi u be ideologjia qe frymezoi jo vetem pasuesit, por dhe kundershtaret e saj. Sic thote Malcom Smith “A measure of the success of Thatcherism in changing ideas has been the abandment of the mainstream Left of so many of what seemed to be the central tenets of British socialism” (Mase e suksesit te Thacherizmit ne ndryshimin e ideve eshte abandonimi nga ana e te majteve e shume prej atyre qe konsideroheshin si parimet themelore te socializmit britanik).

 

Gjate qeverisjes se saj, u permiresua ndjeshem situata ekonomike e vendit, gje qe u arrit nepermjet nje programi radikal privatizimi (i pronave e monopoleve shteterore dhe ndermarrjeve shteterore industriale), liberalizimi dhe kompeticioni. Britania u nga “i semuri i Europes” arriti te ri-behej fuqi e madhe ekonomike (e dyta ne Europe). Te tjera reforma te rendesishme qe kabineti i udhehequr prej saj ndermori ishin kufizimi i “shtetit social” (Welfare State), ulja e taksave, shpenzimeve publike dhe kufizimi i sektorit publik, ulja e inflacionit nepermjet politikave monetare, futja e mekanizmave te tregut ne shendetesi dhe arsim, reformimi i sindikatave (trade unions) qe deri atehere kishin nje fuqi te madhe dhe heqja dore nga korporatizmi ne percaktimin e politikave ekonomike dhe monetare. Politikat Thatcheriane synuan minimizimin e rolit te shtetit dhe rritjen ne mbeshtetjen, lirine dhe pergjegjesine e individit. Ajo konsiderohet si figure shume e rendesishme ne historine e politikes britanike, sepse me shume se partise se saj, ajo i sherbeu vendit te saj. Nen udheheqjen e saj Britania fitoi Luften e Ishujve Falklands kunder Argjentines ne 1982 dhe ndoqi nje politike efektive dhe kurajoze ne maredheniet nderkombetare. Sigurisht, kontributi i saj me i rendesishem ne politiken e jashtme, ne nje aleance te ngushte me Presidentin amerikan Ronald Regan, eshte ne permbysjen e komunizmit ne Europen Lindore. Jo me kot Bashkimi Sovjetik i ngjiti nofken “The Iron Lady” (Zonja e Hekurt), qe me shume se cdo gje jep portretin e kesaj gruaje te rralle.

 

Ne nentor 1990 ajo dha doreheqjen si lider e partise dhe si kryeministre per shkak te konflikteve brenda partise se saj. Dy vjet me vone ajo largohet nga “House of Commons” (si deputete) dhe behet anetare e “House of Lords” te Parlamentit Britanik, duke u bere Baronesha Thatcher of Kesteven, qe vazhdon te jete titulli i saj edhe sot. Ajo ka shkruar dy vellime me kujtime “The Downing Street Years” (1993) dhe “The Path to Power” (1995), si dhe librin “Statecraft” (2002).

 

Margaret Thatcher mbetet nje nga politikanet me te rendesishem te shekullit te 20te, qe ka lene gjurme jo vetem ne historine dhe politiken britanike, por edhe ate boterore. Per me teper ajo eshte nder te rrallet prej tyre qe eshte akoma gjalle, sic njihet si “the greatest living political icon of the 20th century”. Per me shume se dhjete vjet ajo ishte nje nga politikanet me te fuqishem e te famshem te botes. Sic shkruan Andrew Roberts “In today’s age of political pigmies, Margaret Thatcher is a giant” (Ne kohen e sotme te politikaneve xhuxha, Margaret Thatcher eshte nje gjigand). E pajisur me nje energji te jashtezakonshme, vitalitet, integritet, vendosmeri, pergjegjshmeri, vizion, dhe mbi te gjitha me kurajo, ajo beri gjera qe dhe burrat nuk do guxonin t’i benin. Crewe e pershkruan ate si nje udheheqese luftarake “Mrs. Thatcher had a warrior style: setting objectives, leading from the front, confronting problems, holding her position”. Ajo arriti jo vetem te mbijetoje, po te arrije nje sukses te papare ne bastionin eksluziv te burrave, ate te politikes. Prandaj Chris Moncrieff e ka quajtur ate “the hurricane in skirts”.

 

Kete vit Lady Thacher ben 80 vjec, po gjithmone mbetet nga figurat publike me te rendesishme te Britanise. Vendi qe ajo ze ne historine e Britanise eshte unik, ajo eshte nje ikone e Britanise kudo ne bote. Idete, parimet dhe politikat Thatcheriane akoma dhe sot frymezojne politikanet dhe burrat e shtetit. Revolucioni Thatcerian transformoi jo vetem konservatoret, por dhe laburistet. Sic thote Lord Howe of Aberavon “Triumfi i saj qendron ne faktin qe ajo transformoi jo nje parti, po dy, keshtu qe kur laburistet u kthyen ne pushtet ne 1997 (pas 18 vjetesh) ndryshimet dhe politikat Thatcheriane u pranuan si irreversibile”. Politikat Thatcheriane frymezuan laburistet per matamorfozen e Blerit dhe krijimin e “New Labour”. Thatcher dhe Churchill jane padyshim figurat me te rendesishme te politikes britanike pas luftes se dyte boterore.

 

Me poshte jane disa nga shprehjet e famshme te saj:

 

“I am not a consensus politician, or a pragmatic politician. I am a conviction politician”.

 

“We want a society where people are free to make choices, to make mistakes, to be generous and compassionate. This is what we mean by a moral society, not a society where the state is responsible for everything, and no one is responsible for the state”

 

“People should be judged on the basis of their abilities, talent, work, not on their origins, their colour, thus for what they do, not for what they are”.


”What is success? I think it is a mixture of having a flair for the thing that you are doing; knowing that it is not enough, that you have got to have hard work and a certain sense of purpose”.

 

“In my lifetime all our problems have come from mainland Europe, and all of the solutions have come from the English-speaking nations who have kept law-abinding liberty alive for the future”

 

“Europe was created by history. America was created by philosophy”


To cure the British disease with socialism was like trying to cure leukaemia with leeches”.

 

“Efforts and skills should earn larger rewards”

 

“You may have to fight a battle more than once to win it”

 

“Standing in the middle of the road is very dangerous; you get knocked down by the traffic from both sides”.

 

“If you just set out to be liked, you would be prepared to compromise on anything at any time, and you could achieve nothing”.

 

“To me, consensus seems to be the process of abandoning all beliefs, principles, values and policies. So it is something in which no one believes and to which no one objects”.

 

”We didn't have to do the minuets of diplomacy. We got down to business”

”I am in politics because of the conflict between good and evil, and I believe that in the end good will triumph”.

 

“Disciplining yourself to do what you know is right and importance, although difficult, is the highroad to pride, self-esteem, and personal satisfaction”.

 

“Look at a day when you are supremely satisfied at the end: it’s not a day when you lounge around doing nothing, it’s when you’ve had everything to do and you’ve done it”.

 

“It pays to know the enemy - not least because at some time you may have the opportunity to turn him into a friend”.


”If you want anything said, ask a man; if you want something done, ask a woman”.
 
”Any woman who understands the problems of running a home will be nearer to understanding the problems of running a country”.

 

“I love argument, I love debate. I don't expect anyone just to sit there and agree with me, that's not their job”.


”Why do you climb philosophical hills? Because they are worth climbing. There are no hills to go down unless you start from the top”.


”You turn if you want to. The Lady’s not for turning”

 

Shprehja e fundit u shnderrua ne nje slogan qe shoqeroi figuren e saj gjate kohes se qeverisjes se saj.

 

 

 

 

 

Home | Artikulli 1 | Artikulli 2 | Artikulli 3

Copyright nga Mirela Bogdani 2005

Te gjitha te drejtat i rezervohen autores

Last up-dated: 25.01.2006