| |
Klasa
politike, pengese per progresin e Shqiperise
drejt
demokratizimit dhe integrimit ne BE
Koha Jone
Shkurt 2005
Interviste me D.
Mirela Bogdanin, autore e librit Shqiperia dhe Bashkimi Europian:
Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimit dhe shqiptarja e pare
e integruar ne Partine Konservatore Britanike
Dr.
Bogdani, para disa kohesh ju i prezantuat lexuesit shqiptar librin "Shqipėria
dhe Bashkimi Europian". A mund tė na thoni arsyet qė ju detyruan tė
fokusoheshit pikėrisht nė kėtė subjekt?
Maredheniet e
Shqiperise me Bashkimin Europian, rruga qe ajo ka nisur drejt
bashkimit me familjen e madhe Europiane, qe ka qene aspirata e
shqiptareve qe fill pas shembjes se komunizmit, perspektiva e afert
apo e larget e ketij bashkimi, jane ceshtje qe sot i interesojne te
gjithe shqiptareve. Kjo eshte nje teme jo thjesht bashkёkohore, por
edhe njё ēёshtje prioritare pёr Shqipёrinё, meqenёse e gjithё
politika e saj e brendshme dhe e jashtme ёshtё e fokusuar rreth
integrimit nё strukturat Euro-Atlantike. Arsyeja tjeter qe me
beri te fokusohesha ne kete subjekt eshte sepse kjo eshte aktualisht
fusha ime e studimit dhe interesit, pas studimeve te mia pikerisht
ne fushen e Politikes Europiane. Gjate kohes qe shkruaja
dizertacionin mbi kete teme, hasa ne veshtiresi te medha ne lidhje
me gjetjen e literatures perkatese nga autore shqiptare apo te huaj,
veshtiresi qe e hasin pergjithesisht te gjithe studentet apo
studiuesit shqiptare. Shfletoja libra, revista e periodike dhe gjeja
studime e punime deri nga Moldavia e Bjellorusia, po asnje nga
Shqiperia. Pra nje tjeter arsye qe me shtyu te beja nje liber (ose
me sakte te konvertoja dizertacionin) ishte qe ky punim do te vlente
si kontribut nё pasurimin e literaturёs shqiptare, nga kёndvёshtrimi
akademik, nё fushat e tranzitologjisё, demokracisё dhe qeverisjes, ēёshtjeve
europiane dhe integrimit europian (ky eshte libri i dyte qe
fokusohet ne temen e BE-se pas atij te shkruar nga Prof. Paskal
Milo). Meqenese sic e thashe Shqipёria ёshtё njё nga vendet mё pak tё
studiuara apo njё nga zonat mė pak tė paeksploruara, krahasuar me
shumё nga vendet e tjera ish-komuniste tё Europёs Lindore, mendova
qe libri do te ishte nje kontribut edhe ne literaturen e
huaj,
gjithnjё nё rritje, tё marrёdhёnieve midis BE-sė dhe ish-vendeve
komuniste europiane.
Shqipėria ka qenė ndėr tė parėt shtete tė ish-bllokut lindor qė
menjėherė pas rėnies sė komunizmit shprehu vullnetin pėr t'u
integruar nė BE. Por ne jemi koshientė qė ende qėndrojmė shumė larg
ditės sė anėtarėsimit me tė drejta tė plota nė familjen europiane. A
mund tė na thoni se cilėt janė kėta faktorė qė kushtėzojnė
pėrmbushjen e kėsaj aspirate?
Jo vetem
ne nivelin e popullit dhe masave (te gjithe akoma i kemi te
paharrueshme kujtimet e diteve te demonstratave te dhjetorit ku
parrulla qe mbizoteronte ishte E duam Shqiperine si gjithe Europa),
por edhe ne kuadrin shteteror e politik, integrimi europian i
Shqiperise u vu si prioritet i qeverive shqiptare qe ne vitin 1991,
ashtu si per te gjithe vendet e tjera te sapo dala nga komunizmi.
Por ndersa tete nga keto vende bene perpjekje serioze dhe munden ti
bashkohen Europes ne maj te vitit te kaluar, Shqiperia eshte akoma
duke u perpelitur ne nje tranzicion te veshtire e te gjate. Jo vetem
vendet e Europes Lindore kane qene te interesuara ti bashkangjiten
BE-se, po dhe vete BE-ja eshte e interesuar te perfshije brenda saj
gjithe pjesen e ngelur te Europes ne kuadrin e politikes zgjeruese
(Enlargements), per te mbyllur keshtu hendekun artificial ndėrmjet pjesės perėndimore dhe
asaj lindore tė kontinentit.
Pas hyrjes ne BE te vendeve me te zhvilluara te ish bllokut komunist,
vemendja e BE-se tani eshte drejtuar tek Ballkani, nen argumentimin
qe Ballkani ёshtё njё
pjesё integrale e Europёs dhe unifikimi i saj nuk do tё quhet i
kompletuar deri sa tё pёrfshijё pjesёn e saj jug-lindore.
Fatmiresisht BE-ja ёshtё e pёrkushtuar tё ndryshojё imazhin e
Ballkanit, qё shihet nga bota e jashtme si njё ishull i
destabilitetit nё zemёr tё Europёs, qё veē eksporton emigrantё dhe
importon trupa paqeruajtёse. Keshtu pas Rumanise e Bullgarise qe
pritet te hyjne ne BE ne janar te 2007, Ballkani Perendimor, si
eshte quajtur grupimi i ri gjeo-politik prej pese shtetesh ku ben
pjese dhe Shqiperia, pritet te jete ne valen e ardhshme te
zgjerimeve te BE-se. Ajo e ka filluar kete process qe ne 1999
nepermjet njё strategjie specifike te dimensioneve rajonale, te
quajtur Proēesi i Stabilizim-Asocijimit, i cili ne vetvete
pёrbёhet nga dy komponente kryesore: marrёveshja kontraktuale e
quajtur Marrёveshja e
Stabilizim-Asocijimit dhe programi i ndihmes i quajtur
CARDS. Megjithate
vullneti dhe deshira e mire e BE-se per te ndihmuar keto vende dhe
Shqiperine nuk do te thote qe ato ta fitojne anetaresine falas.
Qe te behesh pjese me te drejta te barabarta e nje klubi qe
perfaqeson mireqenie ekonomike, siguri, demokraci e shtet ligjor, do
te thote te perqasesh me te tilla nivele, perkundrazi asnje sta hap
deren. Qe te kalosh ate prag duhet te plotesosh kushte te caktuara
te cilat nuk jane te lehta, por as te pamundura. Keto kushte te
formuluara nga Kёshilli Europian nё 1993, te nevojshme per
anёtarёsimin nё Bashkimin Europian njihen me emrin Kriteret e
Kopenhagenit. Ato kerkojne nga vendet kandidate se pari
stabilitetin e institucioneve tё cilat garantojnё demokracinё,
shtetin ligjor dhe tё drejtat e njeriut dhe se dyti ekzistencёn dhe
zhvillimin e njё ekonomie tregu funksionale.
Nė
kuadėr tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocijmit, mendoni se Shqipėria
ka bėrė hapa pėrpara nė pėrmbushjen e ketyre detyrimeve?
Ne
se i behet nje analize situates aktuale politike dhe social-ekonomike
te Shqiperise e po ti krahasosh treguesit tane te cdo fushe me
kriteret e Kopenhagenit, rezulton se Shqiperia ne stadin aktual
eshte shume larg plotesimit te ketyre kritereve. Ka
akoma sfida tё shumta qё duhen kapёrcyer si:
zhvillimi i njё mire-qeverisjeje, pёrforcimi i demokracisё dhe sigurimi i
zgjedhjeve tё lira dhe tё ndershme, forcimi i shtetit ligjor,
zhvillimi i shoqёrisё civile,
mbrojtja dhe respektimi i tё drejtave tё njeriut, intensifikimi i
luftёs kundёr krimit tё organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Tё
tjera sfida tё rёndёsishme pёrfshijnё pёrmirёsimin e administratёs
publike dhe strukturave tё tjera qё kanё lidhje me implementimin e
MSA-sё, si dhe sigurimin e pёrafrimit tё legjislacionit tё
BE-sё. Ne lidhje me kriterin e dyte te Kopenhagenit,
ndonёse indikatorёt makro-ekonomikё janё tё kёnaqshёm, ekonomia
reale ёshtё nё krizё, pёr faktin qё kjo rritje vjen kryesisht
nga remitancat (parate e emigranteve) dhe pastrimi i parave,
ekonomia gri zё njё pёrqindje tё lartё tё GDP-sё,
buxheti varet nё masё tё madhe nga financimet e jashtme, sektori
privat ёshtё i dobёt, ngarkesa fiskale ёshtё e lartё dhe niveli i
FDI-sё i ulёt. Problemet sociale
jane gjithashtu te mprehta, si polarizim i madh dhe pabarazi tё
theksuara, varfёri e madhe dhe papunёsi e lartё, rėnie e nivelit tė
sistemit arsimor dhe shёndetёsor, emigracion i lartё, urbanizim i
pakontrolluar dhe probleme tё rёnda mjedisore (pa u ndalur
ketu tek uji e dritat akoma probleme kronike te pazgjidhura ne nje
vend europian ne shekullin e 21te!).
Kush
jane arsyet apo pergjegjes per kete situate?
Shqiperia
po has veshtiresi e probleme gjate nje tranzicioni te veshtire,
drejt nje demokratizimi te ngadalshem dhe me nje ecuri shume te
ngadalshme te reformave, gje qe e bejne ate te jete vite larg
plotesimit e kritereve te Kopenhagenit. Sigurisht arsyet per kete
mungese progresi jane komplekse. Kjo lidhet qe me
trashёgimine historike te
Shqipёrisё nga Perandoria Otomane (500 vjet) dhe nga komunizmi (50
vjet), te cilet janё faktorё influencues nё pengimin e tranzicionit
tё saj tё suksesshёm drejt njё demokracie liberale moderne.
Shqipёria pati njё pikёnisje shumё tё dobёt social-ekonomike ne
1990, duke qёnё vendi mё i varfёr i Europёs. Ishte vendi qe vuajti
njё prej regjimeve diktatoriale mё tё egra nё bllokun komunist dhe
vendi me i izoluar (jo vetem ndёrprerje e cdo lloj lidhje ekonomike,
politike dhe kulturore me botёn e jashtme por dhe mungesa e
ekzistencёs se asnjё organizatё nderkombёtare nё vend deri nё vitin
1991). Pёr kёtё arsye, Shqipёria nuk trashёgoi njё traditё tё fortё
tё kapitalizmit dhe tё demokracisё, duke perbere edhe brenda bllokut
kominist nje rast te vecante apo perjashtim.
Pёr mё tepёr, ngjarjet e pas
1991 si ajo e 1997 dhe 1999 shenuan hapa prapa seriozė ne
proēesin e demokratizimit dhe zhvillimit. Por mbi tё gjithё kёto
faktorё afat-gjatё dhe afat-mesёm, faktori kryesor qё ka penguar
Shqipёrinё tё arrijё rezultate pozitive nё reforma dhe zhvillim
gjatё tranzicionit ka qenё udhёheqja e dobёt, e paaftё dhe e
papёrgjegjshme politike.
Perpektiva e hyrjes sё Shqipёrisё nё Bashkimin Europian varet nё njё
masё tё madhe nga klasa politike nё vend, si faktori mё i
rёndёsishёm dhe i pushtetshёm, ndёrmjet tё gjithё aktorёve tё tjerё
kombёtarё. Por elita politike e vendit nuk ka jo vetёm
kompetencёn, po as ndershmёrinё dhe dёshirёn pёr ti shёrbyer
popullit dhe vendit tё saj. Ajo ka treguar njё mungesё kronike tё
pёrgjegjshmёrisё, vullnetit, profesionalizmit dhe pёrkushtimit pёr
tё zgjidhur problemet e brendshme madhore tё vendit.
Megjithate klasa
politike shqiptare eshte ne favor te integrimit dhe hyrjes se
Shqiperise ne Europe!
Klasa politike shqiptare ёshtё nё favor tё
anёtarёsimit nё BE, por ajo e pёrdor atё si retorikё dhe jo si
aspiratё. Ēёshtja e hyrjes sё
Shqipёrisё nё BE pёrdoret nga klasa politike nё pushtet pёr tё
fituar kredibilitet pёr vete dhe pёr tё siguruar mbёshtetjen e
elektoratit, pёr tё fituar betejat politike me slloganet e
demokracisё dhe Europёs. Nga ana tjetёr ajo pёrdoret, kur nevojitet,
si analgjezik pёr tё qetёsuar dhimbjet e shkaktuara nga krizat e
shpeshta politike. Njё tjetёr arsye pёr kёtё ёshtё qё klasa politike
ёshtё nёn presionin e strukturave tё krimit tё organizuar, tё cilёt
janё tё interesuar ta lёnё Shqipёrinё jashtё kontrollit europian.
Duke pasur parasysh nivelin e lartё tё korrupsionit dhe
lidhjet e nje pjese te politikanёve me krimin e organizuar, ky ёshtё
njё synim qё ato nё tё vёrtetё nuk janё tё interesuar ta arrijnё,
pёr arsyen e thjeshtё se demokraci dhe anёtarёsimi nё BE do tё thotё
dhėnie fund e shfrytёzimit tė burimeve tё vendit dhe popullit pёr
pёrfitime personale, jo mё para tё pista nё xhepat e tyre.
Nje tjeter arsye pse elita politike e perdor kete retorike eshte per
ti bėrė qejfin komunitetit nderkombetar, ne vecanti BE-sė dhe
SHBA-sė. Emrat dhe etiketat llamburitese qё ju vihen kabineteve tё
reja qeveritare tё tilla si Aleanca pёr Integrim nuk e afrojnё
Europёn, ato janё thjesht instrumenta demagogjike. Ato qё e afrojnё
Europёn janё puna e madhe, pёrgjegjshmёria dhe pёrkushtimi.
Dr.
Bogdani libri juaj ėshtė vlerėsuar si njė "udhėrrėfyes" nė
kompleksitetin qė shfaqin marrėdhėniet e vendit tonė me BE-nė. Sipas
jush a mund tė arrijė ky libėr t'i japė lexuesit pėrgjigjen e saktė
se kur do tė anėtarėsohet Shqipėria nė Europė?
Sic e
thashe me pare, Shqipёria ёshtё njё nga pesё vendet e Ballkanit
Perёndimor tё cilat aspirojnё tё pranohen nё BE. Dy vende tё
kёtij grupi, Kroacia dhe Maqedonia e kanё negociuar Proēesin e
Stabilizim-Asocijimit. Maqedonia nёnshkroi Marreveshjen e
Stabilizim-Asocijimit nё Prill 2001, i cili hyri nё fuqi nё 1 Prill
2004. Kroacia e nёnshkroi MSA-nё nё Tetor 2001, pas hapjes sё
negociatave nё 2000. Shqipёria i filloi negociatat nё Shkurt 2003 (pra
tre vjet prapa) dhe shpresohet te nёnshkruaje MSA-nё nё 2005.
Kroacia si vendi mё i avancuar i Ballkanit Perёndimor
shpreson pёr tu bёrё anёtare e BE-sё nё 2009. Arsyeja per kete eshte se ajo po tregon njё pёrkushtim tё madh pёr
plotesimin e kushteve dhe implementimin e MSA-sё dhe njё
vendosmёri nё pёrpjekjet pёr vendosjen e njё demokracie tё vёrtetё
nё vend. Ndersa per Shqiperine kjo perspektive ne kushtet aktuale
duket shume e larget: pra nese situata do vazhdoje sic eshte dhe
reformat do te ecin me kete ritem, dhe kryesorja per sa kohe do
vazhdoje te ekzistoje kjo klase politike aktuale e cila nuk po
tregon asnjё dёshirё tё vёrtetё, pёrgjegjёsi dhe pёrkushtim ta
kryejё kёtё mission (shtoi faktin qe periudha e implementimit tё
MSA-sё pёr Shqipёrinё eshte percaktuar dhjetё vjet), do tё thotё qё
Shqipёria ka pak gjasa qё ti bashkohet BE-sё para vitit 2018.
Gjithsesi nёse nuk do tё ishte pёr rolin
e BE-sё, SHBA-se, organizatave te tjera si Keshilli i Europes etj
dhe komunitetit nderkombetar ne teresi, si dhe faktit qё tё gjithё
vendet europiano-lindore shpejt a vonё po bёhen pjesё e "Europёs sё
bashkuar", Shqipёria do tё vazhdojё tё jetё njё "Republikё
Ballkanike Bananesh", e braktisur nё duart e politikanёve dhe
qeverive tё papёrgjegjshme dhe tё paafta, ku lulezojnё korrupsioni
dhe krimi i organizuar, ku nga njёra anё kriminelёt, mafiozet dhe
njė pjesė politikanёsh bёjnё jetё lluksoze e gёzojnё privilegje e
pasuri, dhe nga ana tjetёr shumica e popullit jeton nё varfёri.
Po sa i
pėrket ecurisė sė mėtejshme tė marrėdhėnieve Shqipėri-BE, si mund
t'i parashikoni ato?
Nje moment
shume i rendesishem dhe kyc ne keto marredhenie jane zgjedhjet
parlamentare te ketij viti. Perfaqesuesit e BE-se dhe
komunitetit nderkombetar po paralajmerojne permes deklaratave dhe
mesazheve te njepasnjeshme qe zgjedhjet e ardhshme do te jene nje
provё dhe parakusht pёr Shqipёrinё pёr nёnshkrimin e MSA-sё dhe ne
pergjithesi per integrimin e vendit nё Bashkimin Europian. BE-ja e
ka bere te qarte se nėse zgjedhjet e 2005 nuk do tė mbahen nė
pėrputhje me normat ndėrkombetare ajo do tė pezullojė negociatat
lidhur me marrėveshjen e stabilizim-asocijimit me Shqipėrine apo do
ndermarre masa te tjera ne lidhje me ndihmat financiare. Kjo mund te
ēoje ne nje keqesim deri ngrirje te maredhenieve te Shqiperise me
BE-ne. Por megjithёse po paralajmёrohen vazhdimisht pёr kёtё situatё
serioze dhe pasojat qё sjell pёr demokracinё dhe integrimin europian
mungesa e zgjedhjeve tё lira e tё ndershme, qeveria shqiptare dhe
klasa politike nuk duken se kanё ndёrmend ta marrin seriozisht pёr
ta zgjidhur kёtё problem themelor edhe nё keto zgjedhje. Veē
problemeve te shumta te karakterit politik e teknik, ajo qё ka filluar te ndihet proēesi
i seleksionimit tё kandidatёve po degjeneron gjithnjё e mё shumё nё
biznese ordinere ndёrmjet kandidatёve dhe kryetarёve tё partive,
nё vend tё zhvillimit tё njё gare tё hapur dhe tё ndershme. Njё
tjetёr fenomen negativ ёshtё rritja e numrit tё individёve me njё tё
kaluar tё dyshimtё ekonomike dhe morale qё duan tё kandidojnё nё
zgjedhje, nё vend tё njerёzve me integritet qё pёrfaqёsojnё siē
duhet elektoratin dhe punojnё pёr tё me pёrgjegjёsi. Megjithate, ajo
qe duhet theksuar eshte qe BE-ja duhet te jete me strikte ndaj
klases politike shqiptare (te mos mjaftohet vetem me kritika e
rekomandime neper samite e raporte zyrtare), dhe me aktive ne
politiken tone te brendshme, si qe psh me rolin qe luajti ne rastin
e zgjedhjeve te fundit ne Ukrahine.
Per te
shkruar librin ju ka ndihmuar ekperience juaj e gjate ne
administraten publike si dhe angazhimi juaj prej disa vitesh ne
politiken shqiptare. Cmund te na thoni ne lidhje me kete?
Une kam punuar ne administraten publike
shqiptare per nje periudhe prej 9 vjetesh, pra e njoh shume mire ne
te gjithe aspektet e saj dhe kjo vertet me ndihmoi per te bere
analizen e saj ne librin tim. Fatkeqesisht administrata publike ne
Shqiperi eshte akoma ne fazen e pare te quajtur administrata e
hershme publike (early administration), e cila ka ekzistuar para 150
vitesh ne US dhe ne Europen Perendimore, karakteristike e se ciles
ishin politizimi i skajshem, klientelizmi, nepotizmi, patronazhi e
korrupsioni, akoma e pashnderruar ne nje administrate weberiane, apo
aq me teper ne nje administrate moderne te stilit bashkekohor te
new management. Meritokracia dhe profesionalizmi vazhdojne te jene
koncepte aliene. Administrata shqiptare eshte shume larg asaj te
nje shteti qe kerkon te europianizohet: ēdo aspekt i punes, qe nga
rekrutimi, emerimi, promovimi i nenpunesve civile e bazuar kjo ne
kritere politike, nepotike apo korruptive e deri tek menazhimi,
eficienca, produktiviteti ne arritjen e objektivave apo kryerjen e
reformave. Vendimi se fundi i Kėshillit
te Ministrave per strategjine e nxitjes se punesimit
nė administratėn publike tė studentėve tė
diplomuar jashtė eshte nje mashtrim i rradhes dhe thjesht nje
propagande ne prag zgjedhjesh. Pra
si pёrfundim, ajo qe eshte
theksuar dhe ne liber dhe qe eshte nje konkluzion i te gjithe
raporteve zyrtare eshte se administrata publike shqiptare akoma nuk
ёshtё efiēiente nё rolin e saj pёr formulimin dhe kryerjen e
politikave qeverisёse dhe pёr mё tepёr nuk ёshtё akoma nё pozitё pёr
tё siguruar implementimin sic duhet tё instrumentave tё MSA-sё. BE-ja
nё mёnyrё tё qartё ka pёrcjellё
mesazhin
qё pёr aq kohё sa nuk do tё bindet se kapacitetet administrative
janё nё gjendje pёr implementimin e reformave, negociatat e MSA-sё
nuk do tё finalizohen.
Lidhur me angazhimin tim ne politike, eshte e
vertete qe kam qene prej 4 vjetesh e angazhuar ne nje nga partite e
djathta shqiptare si dhe ne ēeshtjen e gruas ne lidership, pra te
perpjekjeve per rritjen e perfaqesimit te gruas ne partite politike
dhe ne pozicionet vendim-marrese. Ishte vertet nje eksperience,
ndonese ne shumicen e kohes negative, per faktin qe politika
shqiptare eshte akoma shume primitive, ka mungese te kultures
politike, mungese koncensusi, mungese transparence dhe te
demokracise se brendshme ne parti dhe partite politike shqiptare
jane parti te tipit kryetare + vule dhe veē te tjerash, shume
maskiliste. Keshtu qe, veēanerisht pjese te caktuara te librit tim,
si ato mbi partite politike, zgjedhjet, administraten publike apo
fenomenin e hemorragjise se trurit, i kam shkruar me kenaqesi,
duke qene vete aktore dhe pjesemarrese ne to dhe duke pasur
ekperiencat e mia direkte.
Tani qe jeni e anetaresuar ne Partine
Konservatore Britanike (besoj se jeni e para shqiptare qe aderoni ne
nje parti te tille, apo jo?), pra e angazhuar
ne politiken britanike, cfare ndryshimesh vereni
krahasuar me politiken apo partite politike shqiptare?
Prej afro dy vjetesh jam anetaresuar ne Partine
Konservatore Britanike dhe jam e nderuar te bej pjese ne njeren prej
partive te djathta nder me prestigjozet ne bote, dikur e udhehequr
nga Margaret Thatcher, idhulli im ne politike, gruaja e hekurt qe
une e adhuroj. Angazhimi ne aktivitetet politike dhe sociale te
Partise Konservatore te Uellsit dhe ne fushatat elektorale, si dhe
puna si researcher per konservatoret prej disa kohesh ne Parlamentin
e Uellsit, me ka bere te dalloj diferencat e medha qe eksistojne mes
partive perendimore dhe partive ne Shqiperi ne cdo aspekt, te
organizimit, funksionimit, menaxhimit te tyre, te politikave dhe mbi
te gjitha te nivelit te democracise se brendshme. Po ju jap dy
shembuj ne lidhje me kete: e para ka te beje me nivelin e
demokracise ne parti. Vjet ne tetor behej konferenca vjetore e
partise dhe une isha mesuar me nje eksperience ne Shqiperi me
perzgjedhje delegatesh ne kongres. Kur nje nga keshilltaret lokale
me pyeti a do marresh pjese ne Blackpool?, une u pergjigja: pse
se keni me delegate e ftesa ju?. Ai qeshi dhe me tha qe mjaftonte
te hapja websiten perkates ne internet, te plotesoja formularin dhe
te beja nje pagese dhe keshtu do isha delegate ne kongres. Pra
konferenca, ngjarja me e rendesishme politike e partise, ishte e
hapur per ēdo anetar qe deshironte te merrte pjese. Ngjarja e dyte
lidhet me proēesin dhe menyren e selektimit te kandidateve per
zgjedhjet parlamentare. Ne Shqiperi ky proēes nis vec pak muaj (ne
mos muajin e fundit) para fushates elektorale, pa folur ketu per
menyren se si selektohen kandidatet (as qe behet fjale per kritere
apo merita, por per biznese e pazare ordinere te kryetareve te
partive e klaneve te tyre). Ajo qe vura re ketu (me cudi dhe admirim)
ishte qe per zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 kandidatet filluan
te perzgjidheshin qe ne vjeshten e 2003 (pra pothuaj dy vjet perpara),
duke kaluar nje proēes qe perfshinte disa etapa. Kjo periudhe e
gjate i jep mundesine kandidateve te njihen si duhet me elektoratin
perkates, si dhe te kryejne kurse trajnimi. Edhe ketu ajo qe me ra
ne sy ishte niveli i larte i demokracise: ne perzgjedhjen e
kandidatit per MP (deputet) te zones ku une jetoj, pas seleksionimit
nga instancat e partise dhe intervistimit nga nje komitet i posaēem,
tre kandidatet e perzgjedhur u paraqiten ne nje takim para anetareve
te thjeshte ne baze. Aty secili beri nje prezantim mbi veten dhe mbi
programin qe ofronte per elektoratin. Pas kesaj anetaret, pas nje
proēesi transparent votimi, zgjodhen kandidatin e zones.
Cfare planesh keni ne fushen akademike dhe politike per te ardhmen, duke marre parasysh kthesen e forte te karieres suaj nga shkencat mjekesore ne ato politike?
Per mua ka qene nje sfide e vertete ndryshimi i kursit tim te karieres per shume arsye:
se pari, sepse mjekesia dhe politika jane dy fusha shume te ndryshme nga njera-tjetra, ku nga ana pragmatike dhe materiale (ndoshta dhe prestigjioze) e para eshte shume me atraktive se e dyta. Se dyti, sepse u detyrova qe kete kthese ta bej ne nje moshe jo fort te re, dhe se treti ta filloj ne nje vend te huaj. Pra ishte nje ndermarrje qe kerkonte iniciative e guxim, po e rendesishme eshte qe kuptova qe kjo eshte ajo qe me pelqente te beja dhe qe me sjell kenaqesi. Fatkeqesisht njerezit duhet te vendosin per gjera te rendesishme te jetes ne moshe jo fort te rendesishme (dmth te pjekur dhe me eksperience), perfshi ketu profesionin qe do zgjedhesh ne jete. Po megjithese jam ne hapat e pare te karieres se re, jam e kenaqur me ēfare kam arritur. Brenda vitit te pare (pas perfundimit te Masterit ne shkenca politike) arrita te shkruaj e te botoj nje liber. Tani se bashku me Prof. John Loughlin po punojme versionin e dyte te librit, qe do jete me i zgjeruar dhe me analitik se i pari dhe do te botohet se shpejti ne UK.
|
|