Anglisht

  Artikulli 3  

 

 

  Shqip

Home Up

 

 

 

Hemorragjia e trurit

Cfare dhe kush i detyron intelektualet te largohen nga Shqiperia?

 

 

Botuar tek: Illyria (NY) dhe Tema (Tirane), Janar 2003

 

 

Shkrimi im merr shkas nga nje personazh per te trajtuar me pas nje fenomen.  Fenomeni - ai i mosvleresimit dhe "debimit" te intelektualeve, i cili con ne "rrjedhjen e trurit", ose te elites se nje vendi, eshte bere kronik ne Shqiperi ne keto vite tranzicioni.

 

Ne prioritetet e qeverise "Nano", te ardhur ne fuqi disa muaj me pare, vec te tjerash rreshtohej edhe nje, mjaft impresionues dhe bashkekohor, ai i "ngritjes se kapaciteteve profesionale te specialisteve dhe nenpunesve civile te administrates publike nepermjet trajnimeve dhe kualifikimeve". Por trajnimet dhe kualifikimet, vecanerisht ato jashte shtetit, sic dihet jane te shtrenjta, prandaj shteti dhe qeveria shqiptare s'kane kellqe te paguajne per qofte edhe ato afatshkurtrat per specialistet dhe nenpunesit civile shqiptare. Kjo ben qe shume prej specialisteve dhe intelektualeve, kryesisht te rinjte, te perpiqen vete duke aplikuar prane universiteteve apo programeve te ndryshme te zhvillimit, te cilat ofrojne bursa studimi. Por shpesh, ne vend qe te inkurajohen dhe mbeshteten per idene, iniciativen dhe perpjekjet, persekutohen dhe "ndeshkohen" nga eproret e tyre duke humbur deri edhe vendin e punes. Si mendojne pastaj Z.Nano apo drejtuesit e administrates publike shqiptare qe te rrisin kapacitetet intelektuale?

 

Keto paradokse ndodhin kudo ne institucionet shqiptare, e nje nder to eshte Ministria e Shendetesise, ku titullari perkates, M.Xhani (i njohur si nje nder ministrat me te korruptuar dhe te paafte te qeverise "Nano"), ne rastet kur ndonje specialist (kuptohet me shume mundime), fiton nje burse vete, i ve kushtin: "po ike per studime do te heq vendin e punes", me preteksin se i ngelen reformat pergjysem!!!. Po halli, merret me mend s'eshte tek reformat, sepse edhe disa reforma shume premtuese ne sistemin shendetesor te startuara me pare u bllokuan me ardhjen e tij ne krye te ketij institucioni. Dhe keshtu Ministria e Shendetesise dhe administrata shqiptare  perfundojne, ashtu sic kane perfunduar, me nje bord medioker e te paafte drejtuesish, te bere drejtore jo nga kompeticioni i CV-ve apo parimet meritokratike (sic pretendon Z. Nano per modelin e administrates se tij), por nga lidhjet apo "kontributet" politike dhe nepotike. Prandaj dhe performanca e punonjesve civile eshte aq e dobet (nuk mund te mohohet qe qofte ne Ministrine e Shendetesise apo ne institucione te tjera ka specialiste te afte, por ata nuk gjejne vendin dhe hapesirat e duhura ne kushtet e mbizoterimit te mediokritetit), prandaj dhe motivimi i tyre per pune eshte i ulet, prandaj dhe eficienca ne pune eshte minimale, prandaj dhe "reformat" ne te gjithe fushat "po korrin aq suksese". Dhe pastaj ngelen te zgenjyer dhe te habitur kur ekpertet nga Europa hezitojne dukshem te fillojne bisedimet per pranimin e vendit tone ne EU.

 

Administra shqiptare eshte akoma ne fazen e pare te quajtur administrata e hershme publike (early administration), e cila ka ekzistuar para 150 vitesh ne US dhe ne Europen Perendimore, karakteristike e se ciles ishin klientelizmi, politizimi i skajshem, nepotizmi, patronazhi e korrupsioni. Ligji per nenpunesit civile, i aprovuar ne Shqiperi rreth dy vjet me pare, jo vetem ne menyren si eshte formuluar, por kryesisht ne menyren se si zbatohet, duket qarte qe nuk ka per t'a shnderruar administraten shqiptare ne nje administrate weberiane, apo aq me teper ne nje administrate moderne te stilit bashkekohor te "new management". Burokracia shqiptare eshte shume larg asaj te nje shteti qe kerkon te europianizohet. Ne "Indeksin Ekonomik te Shqiperise per 2003" te botuar para disa ditesh ne "The Wall Street Journal", duke iu referuar burokracise (administrates publike) ne Shqiperi thuhej qe "ajo mbetet akoma e fryre dhe ineficiente". Pika a saj me e dobet, por me e rendesishmja per funksionimin e nje administrate - rekrutimi dhe emerimi i nenpunesve civile - vazhdon te bazohet ne parimet e mesiperme. Kriteret per emerimin e nenpunesve civile percaktohen jo ne baze te pozicionit te punes, por pershtaten ne baze te personit. Dhe perseri Ministria e Shendetesise eshte shembull i aplikimit te deformuar te ligjit. Rasti i fundit ndodhi vec pak jave me pare, ku kriteret e shpallura ne gazete per vendet e lira per dy pozicione drejtuese te ketij dikasteri ishin fare "bazic" (minimale) dhe ne perputhje me persona te zgjedhur qe me pare. Eshte injoruese per administraten e larte qe nota mesatare e nje drejtuesi drejtorie apo sektori te percaktohet tek 7-ta.

 

Dhe personazhi i ketij shkrimi, titullari i Ministrise se Shendetesise, Mustafa Xhanit, i cili nga njera ane behet shkas per "rrjedhjen e trurit" ne institucionin e tij, nga ana tjeter mbush vakuumin e ngelur me njerez aspak profesioniste e qe nuk plotesojne qofte dhe kriteret minimale. Z. Xhani, i emeruar minister ne menyren me te pacipe dhe paradoksale, menjehere i pasi akuzuar dhe penalizuar per korrupsion dhe perfitime te medha ne institucionin qe drejtonte me pare (QSUT), eshte shembull i menyres se emerimeve ne qeverine shqiptare sipas parimit te cituar prej Pollos "erdha, mora, ika".  Z. Xhani pretendon qe eshte shume i angazhuar dhe preokupuar per ecurine e sukseshme te reformave ne shendetesi, por ne fakt vizioni i tij reformator le shume per te deshiruar dhe prioriteti i tij kryesor si minister (duhet ta pranojme qe nuk eshte objektivi i vec ketij anetari te qeverise shqiptare) eshte si te "vjele" sa me shume nga buxheti i dikasterit qe drejton apo me metodat e tjera qe ai di t'i perdore aq mire. Paradoksi vazhdon kur, nje minister i tille, ne menyren me qesharake, dekorohet nga presidenti yne me medalje nderi per arritje "te shqyera" ne punen e tij, apo planifikohet nga kryeministri te promovohet ne funksione me te larta shteterore !!!

 

Disa muaj me pare ne gazeten e njohur "The Economist" (26.10.02), ne nje shkrim mbi fenomenin "brain drain" (rrjedhja e trurit), analizohej nje paradoks sipas te cilit vendet ne zhvillim, ne vend qe te perfitojne dhe t'i mbajne, vec humbin talentet dhe eliten e tyre. Nje nga arsyet eshte lidhur me studentet te cilet shkojne jashte per studime universitare apo pasuniversitare dhe nuk kthehen me ne vendet e tyre. Ndersa arsye tjeter, eshte largimi i intelektualeve te zgenjyer nga situata politike, ekonomike dhe sociale e vendit ku jetojne. Keshtu ne nje tjeter gazete "The Indipendent" (08.01.03) ngrihej me shqetesim ky fenomen i njohur si "fuga dei cervelli", i shkencetareve dhe akademikeve te njohur italiane qe lene vendin ne proteste ndaj nepotizmit dhe korrupsionit. Nderkohe vendet me te fuqishme dhe te pasura te botes si US, UK, Kanadaja, Australia aplikojne skema qe te thithin emigrantet e afte dhe vendosin kushte lehtesuese per ata me nivel te larte arsimimi dhe kualifikimi. Keto vende jane bile duke "zbutur" rregullat qe deri tani kane detyruar studentet e huaj te kthehen ne vendet e tyre pasi perfundojne studimet. Amerika, magneti me i madh boteror i trurit, absorbon nje perqindje te larte te njerezve te arsimuar nga e gjithe bota dhe arsimon nje te treten e te gjithe studenteve te huaj. Nje studim i bere nga Lindsay Lowell per imigrantet legale ne US rezultoi qe 21% e tyre kishin te pakten 17 vite arsimim (duke perfshire edhe studime pasuniversitare), ne krahasim me vetem 8% te amerikaneve te lindur ne US.  Vitin e kaluar Australia vendosi te lejoje studentet e huaj te aplikojne per rezidence permanente mbi bazen e kriterit te nivelit dhe rezultateve te arsimimit. Legjislacioni aktual per imigrimin ne UK dhe Gjermani perfshin nje sistem pikesh (Highly Qualified Migrant Scheme) per te vleresuar shkallen e arsimimit, profesionalizmit dhe kualifikimit te emigranteve, si dhe ka rritur mundesine e marrjes se lejeve te punes (work permit) per emigrantet e kualifikuar.

 

Ne Shqiperi, ashtu si edhe ne shume vende te tjera ne zhvillim, "hemorragjia e trurit" dhe largimi i elites drejt vendeve te zhvilluara ka qene nje fenomen tipik gjate viteve te tranzicionit. Sipas statistikave Shqiperia ka humbur nje te treten e te gjithe njerezve te kualifikuar ne dekaden pas renies se komunizmit. Nje miku im, aktivist i ceshtjes shqiptare ne lobin shqiptaro-amerikan, ngrinte me shqetesim ceshtjen se nje pjese e madhe e studenteve shqiptare qe shkojne per studime universitare ose pasuniversitare ne vende te ndryshme te botes, kryesisht ne US, nuk kthehen me ne Shqiperi, bile edhe tani pas 12 vitesh kur shume gjera nuk jane me si ne 1990, dhe propozonte si mjet per zgjidhjen e ceshtjes vendosjen e sanksioneve ndaj atyre qe marrin bursa ne kuadrin e programeve te ndryshme. Por une nuk mendoj qe zgjidhja do te ishin sanksionet ndaj studenteve apo familjeve te tyre, dhe po ashtu nuk mendoj qe studentet  nuk duan te kthehen sepse atdheu i tyre eshte akoma nje vend i prapambetur dhe i varfer apo per shkak te rrogave te ulta ne krahasim me vendet ku jane shkolluar.  Arsyeja kryesore qe studentet shqiptare nuk kthehen me ne vendin e tyre eshte kryesisht per faktin qe pas gjithe atij shkollimi, shpesh te marre ne universitete prestigjoze neper bote, atyre nuk iu ofrohen oportunitete decente punesimi (me ndonje perjashtim te rralle si drejtuesi i bashkise se Tiranes), por perkundrazi vende pune jorelevante apo pozicione jo te pershtatshme per shkollen qe kane bere, dhe shancet jane qe te kene mbi koke (drejtues) njerez injorante me cerekun e arsimimit te tyre, te cilet mbijetojne ne pozicionet drejtuese vetem ne saje te lidhjeve politike apo nepotike. E sigurisht nese kthehen, me diploma deri nga Okxfordi, Harvardi apo Columbia, do te bien bien pre e "kompleksit te inferioritetit dhe persekutimit" te injoranteve qe qeverisin kete vend, te cilet i shohin te rrezikshem per t'u zene vendet, te cilat i kane blere me para ose duke u cjerre mitingjeve, por sigurisht jo duke u shkolluar apo duke konkurruar me aftesite dhe kapacitetet e tyre.

 

Keshtu ne vend qe qeverite dhe parlamentaret shqiptare te mendojne per te hartuar dhe aplikuar skema per te motivuar dhe afruar intelektualet dhe studentet (sepse ne kete menyre thithet ekspertiza dhe njohurite me bashkekohore boterore), me menyrat qe perdorin perkundrazi i demotivojne per t'u kthyer. Aq me teper politikanet dhe liderat shqiptare duken se jane njerezit me te painteresuar qe "talentet t'u kthehen ne shtepi", duke qene qe shume prej tyre e shohin veten inferiore ne drejtim te intelektit, kultures apo mentalitetit. Ne kete vend ndodh paradoksi ku drejtues te larte te ekzekutivit apo legjislativit shqiptar fillojne te shkollohen, te diplomohen apo te "gradohen" me tituj shkencore vetem pasi kane "uzurpuar" ato pozicione (shembull i turpshem jane diplomat universitare fallco te shume deputeteve aktuale te Parlamentit Shqiptar, te cilet nuk kane as minimumin e shkollimit qe nevojitet per nje pozicion te tille, teorikisht te larte dhe prestigjioz, e cudia eshte qe pas disa viteve ca prej tyre dalin nga Parlamenti "krenare" me "masters" apo "doktorata" neper duar).

 

E keshtu Shqiperia humb "trurin", intelektualet e njerezit me te shkolluar e perfundon te qeveriset nga injorante e provinciale te pakultivuar qe sforcohen te konvertohen artificialisht ne "elite", e si perfundim vendi refuzohet nga cdo projekt per t'iu atashuar organizmave apo strukturave nderkombetare. Nje vend ku zhvillimi bazohet ne lidhjet politike dhe jo ne meritat, eshte i destinuar te humbe njerezit e shkolluar dhe te talentuar drejt vendeve te huaja ku keto talente vleresohen. Eksodi i intelektualeve, shkencetareve dhe akademikeve eshte teper i demshem per nje vend, ai ka pasoja politike, ekonomike, sociale dhe fiskale, sepse sic ka thene qe ne 1874 kryeministri britanik Benjamin Disraeli "Fati i nje kombi varet nga njerezit e shkolluar te tij". Rritja e oportuniteteve te punesimit, stabiliteti politik, lidershipi i duhur, vendosja e ligjit dhe vleresimi sic duhet i njerezve te arsimuar dhe te kualifikuar, do te krijojne kushtet qe intelektualet te mos e lene vendin apo studentet te kthehen e te japin kontributin e tyre per nje Shqiperi shume me te mire, te denje per t'iu bashkuar sa me shpejt Europes, jo vetem gjeografikisht.

 

 

 

 

Home | Artikulli 1 | Artikulli 2 | Artikulli 3

Copyright nga Mirela Bogdani 2005

Te gjitha te drejtat i rezervohen autores

Last up-dated: 25.01.2006