|
Anglisht |
![]() |
Shqip |
||
|
|
|
Dr. Mirela Bogdani ёshtё diplomuar nё Fakultetin e Mjekёsisё tё Universitetit tё Tiranёs. Pas diplomimit punoi per disa vjet si mjeke stomatologe nё klinika shtetёrore dhe mё pas nё klinikёn e saj private. Qё nga viti 1994 ka qenё Drejtuese e Shёrbimit Stomatologjik nё Ministrinё e Shёndetёsisё pёr njё periudhё nėntė vjeēare. Ka kryer studime pas-universitare pёr menaxhim, administrim dhe politika shёndetёsore nё Universitetin e Bostonit, SHBA (1995), nё Universitetin e Londrёs - UCL, UK (1997), dhe nё Universitetin "George Washington", SHBA (1999-2000). Ka marrё titullin "Doktore e Shkencave" nё shkenca mjekёsore nga Universiteti i Tiranёs nё 2001. Per disa vjet ka punuar si petagoge e jashtme ne Fakultetin e Mjekesise dhe ne vitin 2002 botoi librin Prevencioni Oral dhe Shendeti Publik Dentar (Botime Toena). Nё 1998 filloi angazhimin nё politikё, duke kandiduar mё pas dhe nё zgjedhje. Njё pjesё e rёndёsishme e kontributit tё saj nё politikё ka qenё nё çёshtjen e grave nё lidership, pёr rritjen e pёrfaqёsimit tё tyre nё strukturat brenda partive si dhe nё ato vendim-marrёse (parlament dhe qeveri). Ky angazhim disa vjecar u be shkak per ndryshimin e karieres se saj nga shkencat mjekesore ne ato politike. Kjo filloi me nje program Masteri (MSc) nё Politika Publike Europiane qё ajo kreu nё Universitetin e Kardifit, UK (2002-2003). Prej vitit 2002 ka jetuar nё Britanine e Madhe, duke ndjekur karierёn e re nё politikё, si nё fushёn akademike (nga 2004-2006 punoi si petagoge ne lendet e politikave te BE-se nё Universitetin e Kardifit, nё Shkollёn e Studimeve Europiane), ashtu dhe ne "real politics" (e angazhuar aktivisht qe ne vitin 2003 nё Partinё Konservatore Britanike duke arritur ne 2010 te perfshihet ne listen e kandidateve per zgjedhjet parlamentare britanike). Formimin e saj formal akademik ne fushen e politikes ajo e kompletoi me nje MPhil mbi 'Politicat Europiane' ne Universitetin e Oxfordit (ne St. Antony's College - Departamenti i Politikes dhe Mardhenieve Nderkombetare), te cilin e perfundoi ne 2008 . Fushat e saj te tanishme te interesit perfshijne Bashkimin Europian, politiken britanike, politiken ne Shqiperi, dhe ne vecanti ceshtjen e integrimit Europian te Shqiperise dhe maredheniet Shqiperi-BE. Ne vitin 2004 ajo botoi librin e saj te dyte Shqiperia dhe Bashkimi Europian: Integrimi Europian dhe Procesi i Pranimit (Dajti 2000, Tirane) dhe ne 2007 u botua ne Angli nga I.B.Tauris (London-NY) libri i saj i trete ne te njejten fushe, me titull "Albania and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration and Accession”. Ne 2010 u botua libri i katert, perseri mbi temen e zgjerimit te BE-se, fokusuar mbi Turqine me titull "Turkey and the Dilemma of EU Accession: When Religion meets Politics". Dr.Bogdani ka shkruar gjithashtu nje numer artikuj shkencore, profesionale e politike ne revista e periodike te ndryshem, ka mbajtur nje numer prezantimesh ne nje sere aktivitetesh shkencore dhe politike, si dhe ka dhene leksione ne institucione te ndryshme akademike si ne Universitetin e Cambridge, Universitetin e Oxfordit, Universitetin e Londres, Universitetin e Bristolit, Universitetin e Tiranes dhe Universitetin Europian te Tiranes.
|
Copyright nga Mirela Bogdani 2005
Te gjitha te drejtat i rezervohen autores
Krijuar ne korrik 2005